TIRANE- Huatë me probleme nuk u rritën në maj të këtij viti, në raport me prillin, për herë të parë pas shumë muajsh. Por, në raport me fundin e vitit 2012, ky tregues është rritur me gati 1.5 pikë përqindjeje, në raport me 22.76% që ishte në dhjetor 2012.

Në vlerë absolute, niveli i kredive me probleme arriti në gati 1 miliardë euro në fund të muajit maj, nga rreth 930 milionë euro në fund të 2012-s, duke e përballur në këtë mënyrë sistemin bankar me menaxhimin edhe të 70 milionë eurove të tjera hua të pakthyer në afat.

Bankat pothuajse e kanë ndalur dhënien e kredisë, e cila me bazë vjetore në maj u rrit vetëm me 0.3%.

(gk/sg/shqiptarja.com)