Bankat, rriten në muajin
shkurt kreditë e këqija

Bankat, rriten në muajin<br />shkurt kreditë e këqija
Kreditë me probleme në vend kanë arritur në 1.35 miliardë dollarë, sipas të dhënave ende të paaudituara të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Këto kredi u rritën me 25 milionë dollarë vetëm gjatë shkurtit 2013. Tani ato ndodhen në nivelin e 23.6 përqindëve të totalit të kredive, po aq sa në muajin dhjetor 2012, pasi përjetuan një ulje vetëm gjatë muajit janar në 23.2 për qind.

Në mbledhjen e fundit të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, më 2 prill, përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë kanë kërkuar fshirjen e kredive të humbura nga bilanci i bankave.

Ky proces, sipas tyre, do të pastronte bilancin e bankave nga asete që nuk performojnë, që deformojnë strukturën dhe cilësinë e bilancit, si edhe që angazhojnë në mënyrë joeficiente burime të vlefshme të bankës. Banka e Shqipërisë paraqiti në mbledhje shqetësimin e industrisë bankare lidhur me trajtimin tatimor të këtij procesi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve