/ATSH/- Bankat tregtare në vend po fokusojnë shërbimin e kredimit drejt zhvillimit të qëndrueshëm të agrobiznesit, si një partner i rëndësishëm që ofron mundësi të reja për rritje dhe zhvillim ekonomik të vendit.
Nëpërmjet ofertave të ndryshme kredituese, bankat po ndihmojnë të gjithë ato agrobiznese, fermerë, prodhues dhe agropërpunues që kanë një plan investimi afatmesëm. Kredia që plotëson nevojat e biznesit, mundëson të investohet në blerje pajisjesh, makinerish apo linja prodhimi, duke përfituar nga avantazhet që ky shërbim financiar ju ofron: kohëzgjatje e kredisë deri në 84 muaj, normë interesi konkurruese, duke filluar nga 9%, mbulim me garanci deri në 50% të shumës së financimit, për të mbështetur të gjithë ato agrobiznese që kanë situatë të mirë financiare, por kanë vështirësi në ofrimin e kolateralit sipas kushteve të kërkuara aktualisht.
Bankat po ofrojnë gjithashtu edhe kryerjen e investimeve Eko (Eficienca e Energjisë) në Agrobiznes, duke ofruar reduktim të mëtejshëm të normës së interesit.
"Kredia që plotëson nevojat e biznesit tuaj" (kredi per agrobiznesin) është e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe nëpërmjet standardeve të larta ofron mundësi investimi për një biznes më produktiv, për të rritur klientelën dhe për tu bërë më konkurues në treg.