Bankers 16 vite në Shqipëri, mbi 3.5 Miliardë USD Investime

Bankers 16 vite në Shqipëri, mbi 3.5 Miliardë USD Investime

Investimet e Bankers Petroleum Albania

Bankers Petroleum Albania shënon 16 vjetorin e saj në vend dhe gjatë këtyre viteve është rritur duke u bërë një nga bizneset më të rëndësishme. Operacionet e Bankers-it ndikojnë në qindra biznese të vogla dhe të mëdha që punojnë si nënkontraktorë të saj. Kontributi i kompanisë në ekonominë e Shqipërisë është i konsiderueshëm edhe pse sektori i naftës dhe gazit në përgjithësi është ndikuar negativisht nga rënia e çmimeve të naftës.

Përfaqësuesit e kompanisë konfirmojnë se Bankers ka në plan të vazhdojë të bëjë investime afatgjata në Shqipëri dhe kështu që kontributi i saj në ekonominë vendase do të mbetet i madh.

Kontributi i taksave të Bankers Petroleum në Shqipëri është gati 770 Milion USD. Kompania paguan 10% të shitjeve të saj të naftës bruto si taksë rentë minerare në buxhetin e shtetit, që ka arritur një total prej 350 Milionë USD. Një pjesë e rentës minerare, shifra e të cilës është rreth 237 Milionë USD, i paguhet drejtpërdrejt Albpetrol si pjesë e prodhimin para-ekzistuez.

Punëdhënës i Zgjedhur

Kompania e naftës është një nga punëdhënësit më të rëndësishëm në vend. Punëson drejtpërdrejt rreth 500 persona, kryesisht në punë me aftësi të larta. Këto përfshijnë eksplorimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit, kërkime inxhinierike, marrëveshje tregtare dhe administrative të përfshira në transportimin, tregtimin e naftës së papërpunuar dhe të tjera që lidhen me fushat kryesorë të biznesit. Punësimi indirekt nga kontraktorët e Bankers është 1500 persona. Pagesa e pagave për punonjësit gjeneron tatim mbi të ardhurat dhe tatime e detyrime të tjera që lidhen me aktivitetet kryesore. Deri më sot, arrijnë një total prej 183 Milion USD.

Në përgjithësi, Bankers mbështet rreth 2,000 vende të tjera pune përmes furnizimit të vazhdueshëm me naftë të papërpunuar në rafineritë e vendit, me një total prej 2.6 Milion ton. Vetëm në rafineritë vendase ka mbi 2,000 të punësuar.

Nënkontraktorët e Bankers, ndër bizneset më të mëdha në Shqipëri

Filozofia dhe strategjia e Bankers ka qenë gjithmonë dhe do të jetë të investojë të gjitha të ardhurat e gjeneruara dhe krahas tyre, edhe kapitalin privat të aksionerit. Deri më tani kompania ka investuar më shumë se 3.5 Miliardë Dollarë duke e kthyer Patos-Marinzën në asetin më të rëndësishëm që ka Shqipëria.

Mbi 2.4 Miliardë Dollarë të shpenzimeve totale në fushën e naftës në Patos-Marinza janë shpërndarë përmes 180 bizneseve shqiptare që ofrojnë mallra dhe shërbime duke filluar nga shërbimet e shpimit dhe puseve, deri në magazinimin dhe transportimin e lëndëve të para në rafineritë vendase dhe të eksportit. Kompanitë e mëdha dhe me ndikim që janë rritur së bashku me Bankers, si grupi Kastrati, Bolv Oil, ALbstar dhe APM, Albdrilling, Q.Sinaj, AlbRail, terminali i PIA-s kanë qenë gjithmonë partnerë të ngushtë dhe tani janë bizneset më me ndikim në Shqipëri. Ky bashkëpunim ka pasur një efekt zinxhir brenda ekonomisë së vendit pasi këto kompani gjithashtu kanë dhënë kontribute të mëdha si taksapagues dhe punëdhënës me reputacion për mijëra njerëz në Shqipëri. Shumë nënkontraktorë të Bankers në Shqipëri kanë role të rëndësishme në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit.

Fqinj i mirë

Komuniteti lokal ku vepron Bankers Petroleum gjithmonë ka pasur një rol kryesor për kompaninë. Janë të shumta projektet sociale që janë zbatuar me financimet e Bankers si: ngritja e SME-vë dhe mbështetja e iniciativave bujqësore ku janë mbështetur 1000 biznese lokale në Patos-Marinza. Rreth 200 fermerë kanë përfituar nga grantet e kompanisë. Kompania ka rehabilituar gjithsej 800 ha në zonën operacionale, ka ndërtuar sistemin e ujitjes dhe pompat në 4 fshatra dhe ka mbështetur programet e trajnimit të gjuhës për mbi 1400 të rinj të zonës.

Bankers ka investuar mbi 7 Milionë Dollarë në riparimin e shkollave, kopshteve, qendrave shëndetësore, spitaleve, rrugëve dhe infrastrukturës në zonën operacionale.

Rehabilitimi i mjedisit

Bankers ka përmirësuar ndjeshëm gjendjen e mjedisit në zonën ku ajo operon. Që kur Bankers mori përsipër veprimtarinë në 2004, një transformim thelbësor i fushës së naftës Patos Marinza u iniciua, dhe më shumë se 30 Milionë Dollarë janë investuar për rehabilitimin e mjedisit. Fusha e naftës përmban afërsisht 2,400 puse të trashëguara, që rrethojnë prona të shumta dhe banesa të  komuniteteve të zonës. Bankers ka marrë në inventar shumicën e puseve të trashëguara dhe ka siguruar e rinovuar sheshet e puseve aty ku është e nevojshme. Pastrimi dhe rehabilitimi i fushës vijon pa ndërprerje edhe në ditët e sotme.

Kontributi i Bankers në vlera (Milion Dollarë)

PEP & ASP                    237 Milion Dollarë

Renta Minerare             350 Milion Dollarë

Taksa dhe Tarifa paguar Qeverisë Shqiptare dhe Subjekteve       770 Milion Dollarë

Taksa (përveç rentës minerare, akcizës, kontributet shoqërore, tatimi mbi të ardhurat personale, taksën e karbonit dhe qarkullimit)  183 Milion Dollarë

Të ardhurat neto nga shitjet      3,339 Milion Dollarë

Shpenzime Totale                     3,554 Milion Dollarë

Pagesa për Nënkontraktorët Lokalë    2,466 Milion Dollarë

Pagesa për Pronarët e Tokave        72  Milion Dollarë

Pagesa për Shëndetin dhe Sigurinë e Mjedisit     30 Milion Dollarë

Pagat për Stafin lokal      90 Milion Dollarë

I.K/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • brace: 25/09/2020 09:00

    E keni degjuar me Bracen te cirret si kone per bankersin.Kur ishte ne opozite dilte dhe cirrej.300 000 000 lee per kurse vallezimi per komunitetin aty.Shto shpenzime qe te dilnin pa fitim.e njejta gje vazhdon edhe sot por nuk ndihet

    Përgjigju
  • BENI: 24/09/2020 18:17

    FITIME PO ,,,JO INVESTIME,,,BANKERSI TE LARGOHET NGA FIERI,,,nafta eshte e jona,,,ne duhet te marrim te ardhurat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës