Zhvillohet edicioni i tretë i panairit për energjinë në ExpoCity, ku marrin pjesë 30 firma të ndryshme për çdo sektor.
Bankers, një ndër kompanitë lider, në fushën e udhëheqjes së industrisë së naftës dhe gazit në vend është një nga sponsorët kryesorë të këtij panairi.
Zv / Drejtor i Përgjithshëm i Bankers, Kris Gustafsson tha se deri në fund të këtij viti kanë planifikuar të shpenzojnë rreth 225 milionë dollar për prodhimin e naftës.
"Aksioneri i ri kinez i Bankers është një investitor shumë serioz, i cili është plotësisht i angazhuar për të zhvilluar kompaninë e fituar në Shtator të vitit 2016 dhe për të përmirësuar plotësisht rezultatet. Ne planifikojmë të shpenzojmë rreth 255 milion dollarë dhe të prodhojmë më shumë se 870 mijë ton naftë të papërpunuar deri në fund të këtij viti", tha ai.
Ministri për mbrojtjen e sipërmarrjes, Eduart Shalsi i pranishëm në këtë panair foli për forcimin e raportit me sipërmarrjen.
“Kjo industri me potenciale të jashtëzakonshme, tashmë janë hapur perspektiva dhe mbi supet tona përgjegjësia është akoma dhe më e madhe për t’iu përgjigjur kërkesave, gatishmërisë dhe potencialeve tuaja të investimit”, tha Shalsi.
Energjia e rinovueshme është tema kryesore e këtij panairi për faktin se Shqipëria është ndër vendet ku pjesa më e madhe e energjisë prodhohet nga burime të rinovueshme.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
20 vjet nga riaktivizimi i fushës naftëmbajtëse Patos-Marinzë, Bankers Petroleum Albania prodhon 20 mijë fuçi në ditë
13 Shtator, 19:51
-
Fatos Çoçoli: Kthesa e madhe me arbitrazhin ndërkombëtar! Shteti shmangu gjoba dhe humbje në nivel 208 milionë euro
27 Gusht, 11:01
-
Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit
24 Korrik, 16:20
-
Diskutohen 236 mln dollarë, Shqipëria fiton arbitrazhin me Bankers Petroleum: Shpenzime të fryra, do të paguajë tatim-fitim
27 Qershor, 19:50
-
Mbështetje e të rinjve përmes sportit: Bankers dhuron pajisje sportive për 240 nxënësit e shkollës e Zharrzës
5 Qershor, 17:37
-
Bankers investoi 4 mln USD në përmirësimin e mjedisit në fushën e naftës në Patos Marinzë
20 Shkurt, 16:16
-
Bankers teknologji të re për rigjallërimin e Patos Marinzës! CEO, Huanqin Xiao: Projekti rrit prodhimin e naftës me 5-15%
21 Dhjetor 2023, 16:26
-
Bankers Petroleum 5 vjet transport hekurudhor të naftës, reduktoi 60% emetim gazesh të efektit serë
6 Nëntor 2023, 21:45
-
Intervista/ Huanqin Xiao, CEO i Bankers Petroleum Albania: Injektimi i Avullit, projekti ambicioz që do të ndryshojë Patos-Marinzën! Synojmë të hapim 28 puse të reja
25 Shtator 2023, 18:31
-
Bankers Petrolium krah të rinjve në mësimin e gjuhës kineze! Zhvillohet konkursi i 6-të i gjuhës kineze ‘Chinese Bridge’
15 Qershor 2023, 18:31
-
Bankers mundësi punësimi për studentët, CEO Huanqin Xiao: Të interesuar për pozicionin e inxhinierit e gjeologut
2 Qershor 2023, 16:52
-
Bankers paguan mbi 6 milionë dollarë rentë minerare në 3 muaj, 80% e totalit të të ardhurave nga kjo taksë
25 Maj 2023, 13:03