Bankers mundësi punësimi për studentët, CEO Huanqin Xiao: Të interesuar për pozicionin e inxhinierit e gjeologut

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, ishin më pranë mundësive të punësimit, falë panairit që Universiteti i tyre organizoi për të dytin vit radhazi. Mes 50 kompanive pjesëmarrëse, interes të lartë tek studentët për praktika mësimore dhe vende vakante pune, zgjoi Bankers Petroleum Albania, operatori i fushës më të madhe të naftës në vend, Patos-Marinëz.

Me një program të dedikuar për praktikat mësimore, Bankers ofron në mënyrë të vazhdueshme edhe mundësi pune, veçanërisht për studentët e degëve inxhinierike.

“Mund të them me krenari se Bankers Petroleum Albania është një nga punëdhënësit më të mirë në Shqipëri pasi ne ofrojmë standarde të larta pune për stafin tonë. Ne jemi sot këtu në këtë event, si pjesë e programit tonë të rekrutimit dhe praktikës që ofrojmë për studentë të universiteteve të ndryshme në Tiranë, por veçanërisht për diplomën e Inxhinierisë. Ne kemi shumë pozicione internshipi  dhe jemi të lumtur të shohim që interesi për Bankers është shumë i lartë tek studentët”, tha CEO i Bankers, Huanqin Xiao.

Në 19 vite eksperiencë në treg, Bankers ka zhvilluar karrierën e qindra njerëzve, duke përmirësuar edhe cilësinë e tregut shqiptar të punës.

“Ne jemi të interesuar të njohim ambiciet e tyre akademike dhe profesionale. Secili prej këtyre praktikantëve e sheh botën në një mënyrë krejtësisht të ndryshme dhe të gjithë presin një të ardhme të ndritur, ata përqafojnë gjëra të reja, janë novatorë. Kur ata bashkohen me ne, kjo është sepse ata besojnë se është një vend i mirë për të punuar, ata besojnë se ata do të jenë të suksesshëm me ne dhe ne i mbështesim fuqimisht”, vijoi ai.

Gjatë panairit, CEO i Bankers zhvilloi dhe një takim me zv.rektoren e Universitetit Politeknik, ku u evidentua rëndësia e lidhjes së universiteteve me tregun e punës. Aty u theksua edhe fakti që duhet të ketë bashkëpunime të vazhdueshme në këtë drejtim.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?