Këtë vit, shqiptarët kanë kryer veprime bankare përmes “internet banking”, “mobile banking” apo formave të tjera të komunikimit në distancë, në vlerën e 226.5 miliardë lekëve.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, për këtë vit, rritja është në përmasa mjaft të mëdha, aq sa në fund të 10 mujorit është tejkaluar e gjithë shuma vjetore e vitit të kaluar, që ishte rreth 164.5 miliardë lekë.
Veprimet përmes internetit deri në fund të muajit Dhjetor ishin 1.13 milionë. Në numër, pjesa më e madhe e veprimeve bankare në distancë kryhen nga individët, ndërsa në volume mbizotërojnë transaksionet e bizneseve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com