KALIMASH- Banorët e zonës së Kalimash sfidojnë policinë e Shtetit gjatë protestave dyditore për shfrytëzimin e minierës me të njëjtin emër.
 
Një video e publikuar në faqen e “Jeta osh Qef” në rrjetin social “Facebook” publikohet sfida e veçantë me xhirimin e gomave të një makine tip “Benz 240”.
 
Automjeti kryen këtë veprim për minuta të tëra deri në momentin kur një automjet “Shevrolet” shkëputet nga forcat e shumta policore dhe vihet në ndjekje të makinës që sfidonte me xhirimin e gomave.
 
Në video duket momenti kur drejtuesi i mjetit tip “Benz” konstaton ardhjen e automjetit të policisë dhe lëshon friksionin duke ecur me shpejtësi për t’u strehuar tek turma e banorëve të shumtë të zonës që protestonin.
 
Në videon e faqes “Jeta osh Qef” nuk duket se çfarë fundi ka patur drejtuesi i mjetit por të paktën ai është larguar duke hequr dorë nga kjo mënyrë e pazakontë proteste.
 
 
 


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)