BERAT - Banorët e Komunës Kutalli kanë bllokuar për rreth 3 orë rrugën nacionale Berat-Fier, duke protestuar për shkatërrimin që i është bërë këtij aksi nacional.
Ata kanë vendosur barriera betoni dhe automjete në mes të rrugës dhe kanë vijuar protestat në qendër të komunës Kutalli, pikërisht në segmentin ku ndahet qyteti i Beratit me atë të Fierit, duke kërkuar asfaltimin e rrugës.
Protesta ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve që u bllokuan për 3 orë në të dy krahët.
Protestuesit kanë deklaruar se kjo protestë dhe bllokimi i rrugës bëhet për shkak të shkatërrimit që i është bërë rrugës ku prej 3 vjetësh askush nuk ka vënë dorë, qoftë edhe për të mbushur gropat. Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme me investime për asfaltimin e aksit nacional Berat-Fier, i cili është kthyer tashmë në një aks ku edhe kalimi në këmbë bëhet i vështirë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com