Banorët e lagjes “Punëtori” në
Gjirokastër:Jetojmë mes plehrave

Banorët e lagjes “Punëtori” në<br />Gjirokastër:Jetojmë mes plehrave
Banorët e lagjes "Punëtori"në qytetin e Gjirokastrës, bashkëjetojnë me mbeturinat urbane.

Këto të fundit janë të hedhura në çdo kënd të kësaj lagje e cila është e populluar kryesisht nga komuniteti egjiptian.
 
Nga ana e saj, Bashkia e Gjirokastrës përgjatë kësaj periudhe, nuk ka ndërmarrë asnjë masë apo aksion konkret për evadimin e mbetjeve të ndryshme, apo ndërhyrjen në kanalet e ujërave të zeza apo të bardha, duke i lënë ato në mëshirë të fatit.
 
Vetë banorët nga ana e tyre, janë ankuar disa herë për situatën e krijuar por nuk ka pasur asnjë reagim apo ndërhyrje konkrete nga ana e bashkisë.
 
Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, ka refuzuar disa herë të presë përfaqësues të kësaj lagje në zyrën e saj për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre sociale me të cilët ndeshen, dhe në këto kushte, komuniteti i kësaj lagjeje, ka parë si rrugë të vetme, ankesën përmes Report TV. 
 
Lagjia "Punëtori" është krijuar në vitet '60 dhe ndodhet në pjesën lindore të qytetit.
 
80% e kësaj lagjeje, banohet nga komuniteti egjiptian të cilët vazhdimisht kanë kërkuar përmirësimin e infrastrukturës dhe kushte më të mira jetese në zonë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)   
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve