Banorët në protestë
për dëmshpërblimet
Banorët e Stacionit të Trenit të prekur nga ndërtimi i Bulevardit të ri kanë zhvilluar një protestë ditën e djeshme para Bashkisë së Tiranës.
TIRANE- Banorët e Stacionit të Trenit të prekur nga ndërtimi i Bulevardit të ri kanë zhvilluar një protestë ditën e djeshme para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë kërkuar nga kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, një përgjigje për kërkesën e tyre të përsëritur të dëmshpërblimeve për shtëpitë e tyre, të cilat preken nga ndërtimi i Bulevardit. Sipas përfaqësuesit të tyre Pirro Demiri, tubimi i djeshëm ka qënë i nxitur edhe nga daljet e shpeshta të nënkryetarit të Bashkisë, Enno Bozdo dhe instrumentalizimit të çështjes së shpronësimeve. “ Ne si banorë kemi bërë të qarta prej kohësh kërkesat tona dhe kemi kërkuar zgjidhje nga Bashkia por asnjë përgjigje nuk ka ardhur.
Duam një përgjigje se çfarë zgjidhjeje i ka dhënë ky institucion kërkesave dhe problemeve teknike që ne i kemi evidentuar në dokumentacionin ligjor, që ata kanë paraqitur për çështjen e shpronësimeve”, është shprehur për Shqiptarja.com Pirro Demiri . Sipas banorëve, çështja e tyre jetike prej kohësh është kthyer në një argument politik nga Bashkia duke ja kaluar kompetencat qeverisë për çështjen e shpronësimeve kur realisht nuk kanë nisur asnjë kërkesë zyrtare në drejtim të kryeministrit Rama për rishikim të VKM-së së mëparshme.
Banorët kanë shprehur pretendimet e tyre gjatë protestës që zgjati rreth 45 minuta, në lidhje me çmimet e vendosura nga qeveria e mëparshme në lidhje me shpronësimin e banesave që do të prishen nga ndërtimi i bulevardit. Një prej banorëve është shprehur se të gjithë protestuesit janë viktima të politikës dhe sidomos të asaj të bërë nga qeveria e mëparshme. “Kam bërë një shtëpi dykatëshe dhe ekspertët e Bashkisë e kanë vlerësuar vetëm 60 mijë euro. Të vijë kush të dojë dhe nëse e bën një shtëpi prej 250 metrash katrorë për 60 mijë euro unë jam gati të heq dorë nga çdo lloj dëmshpërblimi ”, tha një tjetër banor gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës.
Më pas banorët janë mbledhur para institucionit të Prefektit të Tiranës. Protestuesit i kanë kërkuar prefektit të Tiranës Alfred Dalipi, të mbështesë me të gjitha mundësitë që ka, problematikën e ngritur prej tyre. “ Ai është “kryeministri” i Tiranës ndaj i kërkojmë që të negociojë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për ndryshimin e VKM-së për paratë që secili prej nesh duhet të përfitojë për çështjen e shpronësimeve”, janë shprehur banorët.
Prej disa kohësh punimet për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës janë bllokuar nga INUK-u, pas kërkesës së bërë nga prefektura. Ky institucion e argumentoi këtë bllokim me ankesat e shumta nga banorët e prekur nga këto punime për çështjen e dëmshpërblimeve.
Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56
-
Libri, fakte të reja në 'Të rënët e Luftës së II Botërore'! 28 mijë dëshmorë? Studimi me shifra të reja! Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që historia të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025! Më pas 'digjet'
29 Nëntor, 15:28
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46