Banorët ankohen për rritje të shkallës së krimit, Amsterdami ndalon konsumin dhe shitjen e kanabisit në lagjen e ‘Dritave të Kuqe’
Lagjia 'Dritat e Kuqe' në Amsterdam
Së shpejti do të jetë e paligjshme pirja e kanabisit në rrugë në lagjen e dritave të kuqe të Amsterdamit sipas rregulloreve të reja të zbuluara nga qyteti. Ligjet do të hyjnë në fuqi nga mesi i majit dhe synojnë të përmirësojnë jetesën për banorët që janë ankuar prej kohësh për shqetësim të shkaktuar nga turistët.
Punëtorët e seksit gjithashtu do të duhet të mbyllin vendet e tyre në orën 3 të mëngjesit.
Mediat lokale raportuan se pothuajse të gjithë këshilltarët mbështetën marrjen e masave për të reduktuar shqetësimin për banorët. Këshilli i qytetit njoftoi gjithashtu të enjten se restorantet dhe baret do të duhet të mbyllen deri në orën 2 të mëngjesit të premteve dhe të shtunave dhe asnjë vizitor i ri nuk do të lejohet në rrethin e vjetër të qytetit pas orës 1 të mëngjesit.
Aktualisht, shitja e alkoolit nga dyqanet, dyqanet e pijeve alkoolike dhe kafenetë në lagjen e dritave të kuqe është e paligjshme nga e enjtja deri të dielën pas orës 16:00. Tani, këshilli do t'u kërkojë shitësve që të heqin plotësisht alkoolin nga vitrinat e tyre gjatë asaj kohe, ose t'i fshehin ato nga pamja. Është e paligjshme të konsumosh alkool në shumicën e hapësirave publike në Amsterdam.
Kryeqyteti holandez është i njohur për konsumimin e kanabisit nëpër lokale dhe tërheq miliona turistë në vit. Por vendasit janë ankuar se abuzimi me drogën dhe alkoolin po rrit shkallën e krimit.
Sipas ligjeve aktuale në Holandë, posedimi, prodhimi ose tregtimi i drogës është vepër penale. Megjithatë, holandezët kanë një "politikë tolerimi" që lejon kafenetë të shesin kanabis në kushte strikte. Një nga këto kushte është që kafenetë të mos shkaktojnë shqetësime dhe qeveria i ka urdhëruar që të ndalojnë tërheqjen e përdoruesve të huaj të drogës.
Përveç ligjeve të reja, këshilli i Amsterdamit do të nisë një fushatë distancimi në pranverë për të mos pranuar turistët që udhëtojnë në kryeqytet për qëllime droge, alkooli dhe seksi.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë, raportohet për 20 viktima! Vijojnë kërkimet në rrënoja (VIDEO)
7 Dhjetor 2024, 12:30
-
Drejtori Ilir Proda pret në takim Ambasadorin e Holandës: Policia jonë e shtetit dhe ajo holandeze skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit
5 Dhjetor 2024, 16:17
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor 2024, 22:32
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor 2024, 22:33
-
Grupi i kokainës/ Ferdinand Dervishi në Report TV: Brazili furnizuesi më i madh i Europës, shqiptarët s’duan të jenë më çirakë të të tjerëve, por të rrisin fitimet e tyre
17 Nëntor 2024, 19:12
-
Policia holandeze ndalon protestën propalestineze, pas dhunës në futboll
10 Nëntor 2024, 17:31
-
VIDEO/ Tifozët izraelitë të Maccabit sulmohen në Amsterdam, 5 të plagosur dhe 3 të zhdukur! Netanyahu dërgon ekipin e shpëtimit me 2 avionë! Policia: 62 të arrestuar
8 Nëntor 2024, 09:20
-
I godiste me thikë dhe bërtiste ‘Allahu Akbar’/ Sulm tragjik në Holandë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë
20 Shtator 2024, 09:12
-
Avionët gjermanë ulen për herë të parë në rrugë para ‘dyerve’ të Putinit
7 Shtator 2024, 20:42
-
Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus
29 Gusht 2024, 15:10
-
SKEMA/ Holanda nxjerr në gjyq “bankierin” e karteleve të narkos, kërkohen 10 vjet burg! Shqiptari Thanas Bako pastroi 500 mln euro nga Dubai në Holandë, si e gjurmoi FBI
22 Gusht 2024, 13:29