Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha: Projekti, vjedhje e agait të Surrelit. Policia, jo vegël e qeverisë

Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha: Projekti, vjedhje e agait të Surrelit. Policia, jo vegël e qeverisë

Lulzim Basha, kryetar i PD në protestën e banorëve të Astirit

Banorët e Astirit janë rimbledhur pasditen e sotme, dy ditë pas protestës së dhunshme para Parlamentit, ku u plagosën 15 policë, mes tyre Ina Nuka, policja që humbi 2 gishta për të protestuar kundër ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës. Report Tv ka mësuar se banorët kanë planifikuar një protestë ditën e nesërme ora 11:00, para Gjykatës së Tiranës, për të kërkuar lirimin e protestuesve që dhunuan policët/

Protesta e banorëve mbështetet nga PD dhe kryetari Lulzim Basha, të cilët sërish kanë shkuar tek Unaza e Re, aty ku protestuesit kanë bllokuar rrugën. Në një prononcim për mediat, Basha tha se projekti për Unazën e Madhe të Tiranës është një aferë, ku sipas tij, një centimetër kushton 2 mijë euro. Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë.

Ligjet garantojnë transparencë. Kjo vepër publike është prokuruar, jemi para një afere. Jemi në mbështetje të tyre dhe të shtëpive të tyre. Edi Rama duhet t’i vejë gishtin kokës. Afera është e qartë, 40 mln euro, 2 mijë euro për cm. Mijëra vogëlushë dalin nga shtëpitë. Po vidhen shqiptarët nga PPP. Vjedh 40 mln euro për të mbushur thasët. Ky është projekt i agait të Surrelit. Jemi në krah të banorëve. Rama po keqpërdor policinë. Të mos bëhet vegël policia. Policët të mos dalin kundër ligjit. Thirrje Ramës që t’i bëjë mirë hesapet se gjithçka, dhuna dhe tortura në protest dhe komisariate, është e regjistruar. Do mbajnë përgjegjësi me emra.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike, e kanë cilësuar tenderin e projektit të 'Unazës së Madhe' si korruptiv. Ata kanë vendosur së bashku me anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mos marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. 

Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.

Ora 17:29
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha: Projekti, vjedhje e agait të Surrelit
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Ilo: 24/11/2018 17:54

      Po mo gjithcka po regjistrohet gjithcka sic u regjistrua 21 Janari 2011 ku u vrane 4 njerez ne mes te bulevardit Lul

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi

    GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi