Banorët e Dukagjinit në protestë për ndërtimin e rrugës që i lidh me Shkodrën, ‘shfajësohet’ Bashkia Shkodër: Ka mungesë investimi nga qeveria

Banorët e Dukagjinit në protestë për ndërtimin e rrugës që i lidh me Shkodrën, ‘shfajësohet’ Bashkia Shkodër: Ka mungesë investimi nga qeveria

1678634828_jh.JPG

Bashkia e Shkodrës ka reaguar sërish pas protestës së bërë nga banorët e Dukagjinit për rrugën. Në një njoftim për qytetarët, Bashkia e Shkodrës thotë se kanë dërguar dokumentet përkatëse për të investuar por çdo kërkesë e tyre është bllokuar nga qeveria.

Njoftimi i plotë:

Duke përshëndetur dhe mbështetur fuqimisht protestën e dytë të zhvilluar për rrugën e Dukagjinit, Bashkia Shkodër gjen rastin të sqarojë opinionin publik dhe t’i përgjigjet kërkesës së komunitetit dukagjinas, duke bërë publike shkresat që disponojmë në lidhje me investimin në këtë aks të rëndësishëm rrugor, si dhe mirëmbajtjen e tij. 

Në 28.08.2020 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 12121, Autoritetit Rrugor Shqiptar duke i kërkuar financim të aksit rrugor Shkodër – Dukagjin – Theth.

Në 13.08.2021 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 13795, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për financim të projekteve strategjike në Bashkinë Shkodër. Mes 8 projekteve të listuara është “Rikonstruksioni i aksit Shkodër – Dukagjin – Theth, me vlerë 2.847.368 mijë lekë.

Në 07.02.2023 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 1887, Ministrisë së Mbrojtjes pas thirrjes që kjo e fundit ka bërë ndaj njësive vendore për projekt propozimet në kuadër të programit “Fondi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore”. Në këtë shkresë pika e parë që kërkohet nga Bashkia Shkodër për t’u zbatuar si projekt është:

Ndërtim strukturash për kalimin e përrenjve në segmentin Prekal – Kir – Mali i Shoshit – Breglumi – Ndërlysaj” me vlerë 22.331.983 lekë me TVSH.

Për mirëmbajtjen e zakonshme të kësaj rruge, nga ana e Bashkisë Shkodër miratohet një fond i veçantë në buxhetin vjetor. Përmes këtij fondi Bashkia Shkodër vit pas viti planifikon dhe zbaton mirëmbajtjen e zakonshme të kësaj rruge, e cila për shkak të terrenit, mungesës së veprave të artit dhe kushteve atmosferike që ka zona, paraqet specifika të veçanta. Për këtë arsye kemi kërkuar dhe janë miratuar në këshillin bashkiak 3 vendime për shtesa fondesh për mirëmbajtjen e kësaj rruge, ku dy prej tyre janë bllokuar duke mos marrë shprehje ligjshmërie nga institucionit i Prefektit Qarku Shkodër.

Vendimet në fjalë janë:

Vendimi nr.46 i datës 27.09.2022

Vendimi nr.50 i datës 27.09.2022

Vendimi nr.55 i datës 07.11.2022

Bashkëngjitur këtyre dokumentave që po bëjmë publike për transparencë të opinionit publik, Bashkia Shkodër shpreh keqardhjen që ndodhin të tilla refuzime, bllokime dhe mungesë investimesh nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e saj edhe në pushtetin vendor të Shkodrës. Ashtu si ne rastin e anullimit te financimit te rruges se Dukagjinit ne vitin 2013 nga ana e FSHZH-se me drejtor z. Beci, edhe pse projekti dhe fondi ishin gati nga qeverisja e PD-së, fondet ju hoqën rruges se Dukagjinit dhe i kaluan bashkive të tjera në jug.


Lajmi kryesor:

Banorët e Dukagjinit në protestë: Duam ndërtimin e rrugës që na lidh me Shkodrën! Benet Beci ndan fotot: Mbështes kërkesën e tyre, thirrja për bashkinë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?