Banorët e Dukagjinit në protestë: Duam ndërtimin e rrugës që na lidh me Shkodrën! Benet Beci ndan fotot: Mbështes kërkesën e tyre, thirrja për bashkinë

Për herë të dytë, banorët e Dukagjinit janë ngritur sërish në protestë këtë të dielë. Me thirrjen “Dukagjini kërkon rrugën”, banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë. Sot kjo protestë ka pasur edhe një simbolikë të veçantë. Roza Pjetri humbi shtatë anëtarë të familjes së saj në 12 Mars të 2007- në  aksidentin tragjik në Dukagjin, ku 10 vetë vdiqën, kurse 13-vjecari i vetëm që shpëtoi dha lajmin e kobshëm. Pas protestës së qytetarëve, një reagim eka pasur edhe Bashkia e Shkodrës, ku në njoftim thuhet se çdo investim dhe punë 'të pakryer' vjen si pasojë e "bllokadës" nga qeveria. 

“Dëshirojmë të shprehim edhe një herë publikisht kërkesat që keni prezantuar në manifestimin e parë. Të merren masat e nevojshme për ndërtimin e segmentit rrugor që lidh Prekalin, njësitë Administrative të Pultit, të Shoshit dhe të Shalës, në përkim me normat e miratuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar”, tha ajo.

Banorët e Dukagjinit  zhvilluan protestën e dytë në qytetin e Shkodrës, brenda një kohe të shkurtër duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës që cilësohet si rruga e vdekjes.

Fëmijët dukagjinas që jetojnë në Shkodër apo vende të tjera me familjet e tyre kërkojnë rrugën e Dukagjinit për të shkuar tek kullat e gjyshërve.

“Kërkesat e nevojat janë dy, realizmi dhe dëshira prapë janë dy. Dukagjini është një krahinë që e meriton një 30 km rrugë. Kemi dal për sensibilizim e për këtë kërkesë. Është tepër e nevojshme, dhe mbrapa s’kemi më nevojë për të bërë kështu mitingu. Ne na intereson të na e bëjë dikush, se kush është sipërmarrësi, më i afti për ta bërë këtë punë, ne kemi për borxh me i thënë të lumshin krahët”, thotë një protestues.

Edhe shoferët e Dukagjinit dhe protestues të tjerë tregojnë se në rrugën ku kanë lëvizur kanë parë vdekjen me sy.

“Ky popull nuk tërhiqet nga të drejtat e veta. Ne nuk kemi asnjë lloj lidhje politike, kjo është protestë vetëm për popullin e Dukagjinit. Me zhvillu turizmin, me pa kullat e të parëve, kjo rrugë duhet të bëhet.

Nuk ka investim më të rëndësishëm sot Shqipëria se rruga e Dukagjinit”, shprehen protestuesit.

Aktivistja Marjan Koçeku tha se Dukagjini është shpopulluar nga mungesa e rrugës dhe shërbime të tjera.

“Na presim që pas kësaj proteste të ketë një përgjigje të denjë edhe të procedohet moti me hapa konkret për këtë rrugë”, tha ajo.  

Protestuesit firmosën peticionin drejtuar autoriteteve për ndërtimin e rrugës.  Dhe nëse ata nuk do të dëgjohen, protesta pritet të përshkallëzohen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:41
Protesta e banorëve të Dukagjinit për rrugën, Meta: I mbështesim, 69 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën ekzistuese

1678635694_3321780747845387498960417067873104226876712n.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen për banorët e Dukagjinit të cilët protestuan sot për ndërtimin e rrugës që i lidh me Shkodrën.

“Partia e Lirisë mbështet protestën e sotme në qytetin e Shkodrës ku i kërkohet Qeverisë të mbajë premtimet e përsëritura për ndërtimin e rrugës.

69 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën ekzistuese, që është jashtë çdo imagjinate.

Dukagjini meriton mbështetje dhe zhvillim, jo gënjeshtra e braktisje.

Ndryshim me çdo çmim!”- shkroi Meta.

Ora 16:26
Banorët e Dukagjinit në protestë për ndërtimin e rrugës që i lidh me Shkodrën, ‘shfajësohet’ Bashkia Shkodër: Ka mungesë investimi nga qeveria

1678634828_jh.JPG

Bashkia e Shkodrës ka reaguar sërish pas protestës së bërë nga banorët e Dukagjinit për rrugën. Në një njoftim për qytetarët, Bashkia e Shkodrës thotë se kanë dërguar dokumentet përkatëse për të investuar por çdo kërkesë e tyre është bllokuar nga qeveria.

Njoftimi i plotë:

Duke përshëndetur dhe mbështetur fuqimisht protestën e dytë të zhvilluar për rrugën e Dukagjinit, Bashkia Shkodër gjen rastin të sqarojë opinionin publik dhe t’i përgjigjet kërkesës së komunitetit dukagjinas, duke bërë publike shkresat që disponojmë në lidhje me investimin në këtë aks të rëndësishëm rrugor, si dhe mirëmbajtjen e tij. 

Në 28.08.2020 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 12121, Autoritetit Rrugor Shqiptar duke i kërkuar financim të aksit rrugor Shkodër – Dukagjin – Theth.

Në 13.08.2021 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 13795, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për financim të projekteve strategjike në Bashkinë Shkodër. Mes 8 projekteve të listuara është “Rikonstruksioni i aksit Shkodër – Dukagjin – Theth, me vlerë 2.847.368 mijë lekë.

Në 07.02.2023 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 1887, Ministrisë së Mbrojtjes pas thirrjes që kjo e fundit ka bërë ndaj njësive vendore për projekt propozimet në kuadër të programit “Fondi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore”. Në këtë shkresë pika e parë që kërkohet nga Bashkia Shkodër për t’u zbatuar si projekt është:

Ndërtim strukturash për kalimin e përrenjve në segmentin Prekal – Kir – Mali i Shoshit – Breglumi – Ndërlysaj” me vlerë 22.331.983 lekë me TVSH.

Për mirëmbajtjen e zakonshme të kësaj rruge, nga ana e Bashkisë Shkodër miratohet një fond i veçantë në buxhetin vjetor. Përmes këtij fondi Bashkia Shkodër vit pas viti planifikon dhe zbaton mirëmbajtjen e zakonshme të kësaj rruge, e cila për shkak të terrenit, mungesës së veprave të artit dhe kushteve atmosferike që ka zona, paraqet specifika të veçanta. Për këtë arsye kemi kërkuar dhe janë miratuar në këshillin bashkiak 3 vendime për shtesa fondesh për mirëmbajtjen e kësaj rruge, ku dy prej tyre janë bllokuar duke mos marrë shprehje ligjshmërie nga institucionit i Prefektit Qarku Shkodër.

Vendimet në fjalë janë:

Vendimi nr.46 i datës 27.09.2022

Vendimi nr.50 i datës 27.09.2022

Vendimi nr.55 i datës 07.11.2022

Bashkëngjitur këtyre dokumentave që po bëjmë publike për transparencë të opinionit publik, Bashkia Shkodër shpreh keqardhjen që ndodhin të tilla refuzime, bllokime dhe mungesë investimesh nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e saj edhe në pushtetin vendor të Shkodrës. Ashtu si ne rastin e anullimit te financimit te rruges se Dukagjinit ne vitin 2013 nga ana e FSHZH-se me drejtor z. Beci, edhe pse projekti dhe fondi ishin gati nga qeverisja e PD-së, fondet ju hoqën rruges se Dukagjinit dhe i kaluan bashkive të tjera në jug.

Ora 13:07
Protesta e banorëve të Dukagjinit, deputeti Benet Beci: I mbështes, do firmos peticionin për t’i kërkuar autoriteteve ndërtimin e rrugës

Deputeti socialist Benet Beci ka shprehur sërish hapur mbështetjen për banorët e Dukagjinit të cilët protestuan për ndëërtimin e rrugës q ëi lidh me Shkodrën. Në një postim në facebook, deputeti Beci shkruan se do ta firmosë edhe peticionin që do t’i dërgohet autoriteteve.

“Sot në Shkodër po mbahet protesta e dytë për rrugën e Dukagjinit nga komuniteti i zonës. Siç e kam deklaruar publikisht edhe në protestën e parë, jam plotësisht dakord me protestën dhe e mbështes kërkesën e tyre të drejtë për ndërtimin e rrugës.

Do ta firmos patjetër edhe peticionin drejtuar autoriteteve për ndërtimin e rrugës. Angazhohem që projektin e hartuar të rrugës ta bëjmë publik në një takim të hapur me të gjithë të interesuarit në momentin më të parë së bashku me inxhinierët dhe agjencitë qeveritare që kanë përgatitur projektin. Hapi tjetër duhet të jetë akordimi i fondeve për fillimin e këtij investimi madhor.

Njëkohësisht u bëj thirrje autoriteteve vendore të bashkisë Shkodër si institucioni përgjegjës për rrugën, të mos fshihen pas shkresave të vagullta e të keqadresuara, por të marrin menjëherë masa për mirëmbajtjen e rrugës para sezonit pranveror, në të kundërt t'i kërkojnë qeverisë heqjen e rrugës nga inventari i saj dhe kalimin në inventarin e ARRSH-së si rruga Han i Hotit-Tamarë-Vermosh apo rruga Koplik-Bogë-Theth të cilat janë qartësisht të mirëmbajtura gjatë gjithë vitit”, shkruan Benet Beci.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juk: 12/03/2023 22:41

    Pra ka vendosur mafia ne pushtet qe permes ketyre metodave te injektoje ca para per projektet e Tom Doshit dhe bandes se tij. Projekte qe kuptohet dua shofin hajrin por pasi te kapin Shkodren.

    Përgjigju
  • Klodi: 12/03/2023 20:17

    Po pse te ndertohet rruga kur Dukagjini ka mbyt gjith qytetin.Qekur zbriten kto kafshe Shkodra ka ngel pa shkodran se u detyruan te ikin pikrisht nga dukagjinsit.Tani duan dhe rruge ne nje koh qe kan zaptuar gjith Shkodren.Jan hajdut,vrases,gjobvenes,perbindesha me kok njeriu

    Përgjigju
    • Per klodin dukagjinas: 12/03/2023 22:39

      O malok dukagjinas qe gjoja shkuruan ne emen te qutetarit. Shkodrant nuk iken prej qytetit se erdhen malokt apo fshatarukt por iken ne emigrim per me fitu lek , se shkodrant se ka rru naj her per kto rraca e kujto ato penin e leshit. E dyta malsort knaqen me 300 mij lek rrog kurse qulytetari den me fitu lek edhe me ik jasht shteti per me ja dal kto jan diferencat parimore. Malsori per pak lek knaqet shkodrani jo edhe pranan i ke neper diaspore Hajt t'fala edhe her tjeter mas shkruj si qytetar kur je prej alpeve se dukesh ne shkrim. Mos harroni si thoshit dikur kujdes penin e leshit se po na kputet

  • Shkodra: 12/03/2023 19:11

    Në Dukagjin nuk ka asnjë banorë përveç atyre që kanë ndonjë biznes! Fëmijët nuk duan të shkojnë atje që të shohin kullat e gjyshërve por shkojnë që të mbjellin kanabis. Me atë kanabis kanë droguar veten dhe të gjithë Shkodrën! Përditë policia kap shpërndarës dhe përdorues nga komuniteti dukagjinas dhe në çdo skutë e rrugicë shef adoleshentë që tymosin. Askush nëpër institucione shtetërore e vendore nuk kujtohet për këtë plagë të hapur që do i'a dëgjojnë krismën më vonë.

    Përgjigju
  • goni: 12/03/2023 17:34

    prit gomar te mbije bar,,,kush do ju.ndertoje juve rrugen,,hajdutet,,,,asnjehere......

    Përgjigju
  • Bardh spahia: 12/03/2023 15:16

    Shkoni aty ku Pi kafe bardh spahia se ati ja keni dhan voten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë