Banorët e Dukatit dhe Orikumit kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së Orikumit për pronat. Protesta e banorëve të dy fshatrave bregdetare është bërë pas ndryshimeve të bëra publike që do të sjellë ndarja e re administrative.
Banorët e këtyre fshatrave shprehin frikën se mos ndoshta bashkimi i Bashkisë së Orikumit me Bashkinë e Vlorës nuk do të zgjidhë, por do të krijojë akoma më tepër probleme në zgjedhjen e çështjes së pronave të tyre.
Sipas banorëve zgjidhja e çështjes së pronave duhet të marri zgjidhje përfundimtare, ata kërkojnë që të bëhet zbatimi i plotë i ligjit 7501 në mënyrë që çdo pronar të pajiset me certifikatën e pronësisë
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com