Banorët e fshatit Pllanë në Lezhë dalin kundër famullisë: Po dëmtohen varreza pranë kishës

Në një akt të paprecedente një grup banorët në fshatin Pllanë të Lezhës kanë përzënë punëtorët që po punonin për restaurimin e kishës së "Shën Venerandes". Ata pretendojnë se kjo ndërhyrje dëmton kishën disavjeçare dhe varrezat pranë saj.

"Të bëhet transparencë për punimet që po kryhen. Këtu janë marrë trarë, tjegullat, por priten ullinj", tha një prej tyre.

Banoret kërkojnë që të ketë transparence në lidhje me këtë projekt, në të kundër nuk do të lejojnë vijimin e punimeve.

"Kanë ardhur me aparatura këtu për të gjetur flori". Duan të heqim edhe varret. Nëse ka një vendim qeveria që u shërben të gjithëve duhet që të mos prishen varrezat. Të rregullohet kisha, por për varret nuk tolerojmë të preken", thanë banorët.

Dom Nik Ukgjini shprehet se pretendimet e banorëve janë absurde. Leja për restaurimin e objektit të kultit është dhënë nga Ministria e Kulturës dhe punimet po ndiqen nga Dioqeza e Lezhës.

"Protestat më duken absurde kundër një vepre të mirë dhe kundër kishës. Ne filluam restaurimin me lejen e ministrisë dhe pëlqimin e bashkisë. Tani jemi në fazën kur duhet sistemuar çatia. Fshatarët nuk mund ta duan kishën më shumë se ne!", u shpreh ai.

Dom Nik Ukgjini, i cili është iniciator i restaurimit të disa kishave të vjetra paralajmeron kallëzim penal nëse nuk do ti hapet rruga zbatimit të projektit.

"Kompetencat i ka famullia e Pllanës dhe Dioqeza e Lezhës, nga ana juridike ata po shohin si do veprojnë sepse janë ndaluar punimet në mënyrë të paligjshme,. Nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët ndoshta do bëhet denoncim në prokurori", Dom Nik Ukgjini, famullitar i Kukelit

Kisha katolike e Shën Venerandës, në lindje të fshatit Pllanë është monument kulture i kategorisë së parë, një ndërtim i shek. XIV i stilit Benedikt. Projekti ndërhyrjen konservuese dhe restauruese është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O prift: 19/09/2020 22:17

    te sateme e ke kishen apo te tyteti. Kisha eshte fshatit dhe ne shkekuj jane bere me leket e banoreve si ne fshat dhe ne qytet. Ku punon bytha juaj qe i nxirrni leket per te bere kishat apo harruat qe jane leket e besimtareve. Ti ne kishe po ta presin rrogen shkon? Kurse besimtari vete pa lek dhe jep leke per kishen, prandaj me keni faqen e kuqen se u lodhet duke punuar.

    Përgjigju
  • Tosi: 19/09/2020 18:11

    Per te zgjidhur mosmarrveshjen e priftit me banoret eshte nisur me urgjence drejt fshatit Pllane te Lezhes famulltari i Dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorjan Telit barkderri i cili si gjithollog qe eshte do ti jape drejtim punes.

    Përgjigju
  • vjeshta: 19/09/2020 16:56

    Po jo ore,Vatikani na do shumë! Arin na e merr,varret na i zhdukë.

    Përgjigju
    • Tiku: 19/09/2020 19:00

      Nuk ka fuqi Vatikani te restauroj me kisha o ditezi, tani ju kemi juve qe Erdoleshi dhe dhoj e soj Arabistanezi nderton me leket e naftes ne cdo cep te Shqiperise duke kontaminuar kete vend te mrekullueshem dhe duke ju paguar te mbuloheni me perce me keq se ata vete. Turp t'ju vij dhe pastaj e quani veten Shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit