Rruga me gjatësi 1.5 km që lidh fshatin Tresh me aksin nacional Milot-Lezhë ka degraduar plotësisht. Asfalti është çarë, ndërsa në ditë me shi gropat mbushen me ujë. Kjo problematike vijon prej vitesh, duke penalizuar 500 familje, sektorin e bujqësisë dhe bizneset që operojnë përgjatë kësaj rruge.
“Nga autostrada e deri këtu është e gjithë rruga me ujë, gropa dhe pisllëk. Më makinë të vogël është shumë problem se dëmtohen. Edhe fëmijët e shkollës në këtë rrugë kalojnë. Kjo rrugë është asfaltuar para shumë vitesh, por u prish nga makinat e tonazhit të rëndë”, thanë banorët.
Me buxhetin e vitit 2024 i cili u miratuar pak jave më parë, Bashkia Lezhë ka planifikuar ndërhyrje në disa rruge në zonat rurale ku projekti është gati edhe për rrugen e fshatit Tresh, pjesë e njësisë administrative Zejmen.