Banorët e fshatit Troshan riparojnë urën: E bëmë me paratë tona, kishim frikë të kalonim mbi të

Në mungesë të vëmendjes së insitucioneve shtetërore, banoret e fshatit Troshan të Lezhës, kanë nisur të ndërhyjnë vetë për riparimin e urës lidhëse me rrugën kryesore, e cila ishte kthyer në një rrezik serioz për jetën e tyre.

Banorët e këtij fshati janë bërë bashkë dhe kanë kontribuar financiarisht për realizimin e këtij investimi mjaft të rëndësishem për ta. Ata shprehen se kjo zonë është lënë në harresë të plotë, pavarësisht ankesave të vazhdueshme drejtuar instancave përgjegjëse.

Kemi bërë ankesa kudo por askush nuk është interesuar për këtë punë. Kishim frikë se do të vrisnim atje. Ura duhet më e gjerë po aq kishim mundësi. 

Banor i fshatit Trozhan

Ura ishte ndërtuar disa vite më parë po nga vetë banorët, por kohët e fundit ajo ishte amortizuar plotësisht.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatura: 26/11/2018 01:40

    Faturojani E. Rames dhe E Veliajt se ato kane buxhet 40m euro per 2 km. Sa e gjate ishte ura, 100m?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen