Banorët e fshatit Gramzë kanë protestuar paraditen e sotme për gjendjen e mjerueshme të rrugës së fshatit.

Sipas protestuesve, një pjesë rreth 500 metra e kësaj rruge është në gjendje tejet të amortizuar dhe është kthyer në problem serioz për drejtuesit e automjeteve.

Teksa bllokuan për 1 orë rrugën dhe ata kanë paralajmëruar protesta të tjera në ditët në vijim.

“Është hera e dytë që dalim për një të drejtë, rruga është bërë e pakalueshme. Na kanë shkatërruar rrugën. Kërkojmë që rruga të asfaltohet, s’kemi dalë për asnjë parti politike. Këtu kalon i gjithë veriu i vendit dhe Kosova. Këtu në një rast urgjence është katastofë, njeriu vdes për 500 metra rrugë. Dje kanë ardhur dhe kanë hedhur një kamion çakull te gropat, sa për të na hedhur hi syve. Kjo nuk është zgjidhje. Do ta vazhdojmë protestën deri sa të na plotësohet kërkesa jonë. Po kërkojmë një të drejtë tonën”, tha një banor i zonës.