KELCYRE- Një grup banorësh në Këlcyrë protestuan këtë të premte për mungesën e ujit të pijshëm, rrjetit elektrik të amortizuar që çon në shkëputjen e dritave me orë të gjata si dhe rrugët e paasfaltuara.
Të ardhur nga fshati Katundisht, banorët u mblodhen ne dyert e bashkisë së Këlcyrës.
Protesta u zhvillua simbolikisht përpara Bashkisë, sepse kërkesat për ujë dhe drita i drejtohen institucioneve qendrore si OSHEE dhe Ujësjellësi, ndërsa kërkesat për infrastrukturën janë në kompetencë të pushtetit vendor.
Nënkryetarja e Bashkisë, Albiona Hoxha, tha se kërkesat e banorëve janë të drejta dhe legjitime, dhe do t’u përcillen autoriteteve qendrore. Ndesa për dëmet e shkaktuara nga moti i keq, premtoi ndërhyrje me kapacitetet e tyre.
Fshati Katundisht ndodhet rreth 4 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Këlcyrës, në zonën malore të Dishnicës. Dy dekada me pare, aty jetonin rreth 500 banorë, ndërsa sot kane mbetur me pak se 200, një rënie që reflekton emigrimin për shkak të mungesës së shërbimeve ndër vite.
Komente






