LEZHË- Në pallatet e shpallura të pabanueshme në lagjen “Gurra” në qytetin e Lezhës vijojnë ende të jetojnë njerëz, edhe pse në godina është vendosur shiriti i kuq.
Shumë familje po sfidojnë frikën dhe po qëndrojnë në banesat e tyre të dëmtuara me argumentin se këtyre pallateve thjesht i është vendosur shenja e kuqe dhe se autoritetet përkatëse nuk i kanë thënë se si të veprojnë. Banorët kërkojnë një vlerësim zyrtar më të specializuar të objekteve.
“Asnjë lloj përgjigje nuk na kanë dhënë, veç erdhi policia bashkiake e i kanë vënë kryqin. Po rrimë prap brenda. Duam të dimë të rrimë brenda apo të dalim mos vdesim këtu. Si të vendosin specialistët jemi”, thonë banorët
Në bashkinë e Lezhës janë shpallur 12 pallate të pabanueshme pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit. Këto pallate priten të inspektohen sërish nga ekspertë më të specializuar që do të vendosin për fatin e këtyre objekteve që janë ndërtuar para viteve 90-të.
JEP DOREHEQJEN EDI RAMA JE PLOTESISHT ZBULUAR,,,termeti ta hoqi masken qe fshiheshe,,,,tani dole cullak,,,si ne france me dalina ficon,,,termeti na tregoi qe je nje hajdut I rendomte,,,njesoj si saliu dhe meta,,,nuk kemi asnje shprese si popull ne keta palaco -hajdute qe I kemi vene ne krye te vendit,,saliu na vodhi paret me fajdet,,,meta na vodhi floririn,,nano vodhi me koncesionet,,,edi rama na vodhi po ashtu ne PPP,,koncensionet,, dhe tani endet sa andej-kendej si hajvan pa kokerr leku ne xhep dhe premton se do behen shtepite,,si mund te behen shtepite kur nuk ke asnje lek ne xhep…//
Përgjigju