Banorët e Matit kundër ndërtimit të HEC-it...simbolika e fortë e arkivolit para Bashkisë! Pas tensionit me policinë, në fund u japin duart (VIDEO)
Me pankarta në dorë, banorët e Zall-Gjoçaj, Melth dhe fshatrave të Matit kanë protestuar para Bashkisë së kundër ngritjes së HEC-eve. Simbolika më e fortë e kësaj proteste është një arkivol që u vendos në oborr të bashkisë, për ta "varrosur" këtë projekt që shkon në dëm të banorëve.
Redaksia 6 Mars 2020, 15:36 | Përditesimi: 6 Mars 2020, 17:31
MAT- Me pankarta në dorë, banorët e Zall-Gjoçaj, Melth dhe fshatrave të Matit kanë protestuar para Bashkisë në mbrojtje të Parkut Kombëtarë “Lurë Mali Dejës”, për të mos lejuar marrjen e ujit të Zallit të Gjoçajve. Simbolika më e fortë e kësaj proteste është një arkivol që u vendos në oborr të bashkisë, për të treguar se me marrjen e ujit me ndërtimin e HEC-it, zona atje do të jetë e vdekur
"Nuk pranojmë shqiptar dhe kriminela. Largoni duart e pista. Nuk kemi ujë për tokat e italianit. Ai ujë të burojë në çezmat tona dhe për zhvillimin e Matit, jo në tubat e italianit.
Merreni arkuvilin ta gëzoni, futini projektet në arkivol", tha disa nga banorët.
Në protestë pati tension mes banorëve dhe unifromave blu, megjithatë ajo u mbyll në formën më të mirë. Duke bërë me dije se nuk do të tërhiqen, banorët në fundu dhanë dorën policëve që ishin vendosur në rresht për të mbrojtur godinën e Bashkisë dhe duke bërë një falenderim për ta.
"Falenderojmë policinë e shtetit, djemtë e malit. Kemi të drejtë, e dinë edhe këta", tha organizatori i kësaj proteste.
Banorët e fshatit Zall Gjoçaj janë ngritur në protestë prej muajsh në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali, i cili sipas tyre do të marrë ujin që iu nevojitet për punët e tyre në bujqësi dhe vajitjen e tokave. Rezistenca e tyre për mbrojtjen e parkut kombëtarë Lurë – Mali Dejës vijon edhe në rrugë ligjore ku çështja po shqyrtohet nga Gjykata Administrative në Tiranë.
Vendi jone ka probleme me prurjet ujore ,sidomos ne vere.Do ishte me mire te ndertohen mullinj ere moderne .Nuk demtojne ambientin ,por nuk zene as siperfaqe toke qe eshte shume e cmueshme e shume e paket ne vendin tone.Jane me praktike se panelet diellore qe mund te perdoreshin me mire ne tarracat e pallateve ne qytete,gjithashtu fermereve ,shteti ose private mund tu paguante nje qira te vogel n.q.s do lejonin tu instalonin keto mullinj ne tokat e tyre.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
81.4%
Të gabuar
13.4%
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4157
Votat totale janë unike