Banorët e Postribës në protestë, bllokojnë rrugën: Uji që na vjen në çezma s’është as për bagëtinë! Detyrohemi ta blejmë! Administratori: Problem sa herë ka shi

SHKODËR- Banorët e 5 fshatrave të njësisë administrative Postribë kanë protestuar duke bllokuar rrugën pranë Urës së Mesit. Shkak i protestës është bërë uji i pijshëm i cili është tej mase i ndotur. Ato paguajnë rregullisht ujin e pijshëm, por nga ana tjetër detyrohen të paguajnë çdo ditë duke blerë ujin për konsum se ai që u vjen në çezma është i pistë. Banorët fajësojnë një kompani private e cila po zhvillon një gurore duke bërë ndërhyrje sipas tyre në burimet e ujit.

“Vetëm me kryeministrin që s’e kemi takuar, me përfaqësuesit e ministrisë, është korrupsion direkt nga Lefter Koka, me Damian Gjiknurin, mjer ne se kush na drejton, lejen e ka dhënë ministria e mjedisit, dosjet do i cojmë Hagë, janë shpenzuar 1 mld me pi ujë 6 fshatra, ai ujë as për bagëtinë nuk është, ne po paguajmë taksat, është e pafalshme".

“Për këtë ujë të pijshëm, shkojmë dhe mbushim një tjetër vend ose e blejmë, ky ujë nuk është as me la të bardhat në lavatricë, gratë ton e nënat tonë, ne i bëjmë thirrje pushtetit lokal, kujt kemi për t’i bërë thirrje tjetër banorëve. Ai ujë nuk pihet, në lokale nuk kanë mundësi me ble ujë, mirëpo rrin uji në gotë, e pimë kafen pa ujë, këta të komunës sonë, do të dalin në protestë”.

“Deri sa të gjejmë zgjidhje nuk do të ndalemi”.

“Jetoj jashtë shtetit, kam ardhur në shtëpi dhe e kam gjetur ujin pus, ka përgjegjësi ndac bashkia, ajo zonja që nxehet atje dhe ky popull nuk ka bukë për të ngrënë, jo për blerë ujë, protesta për ditë, me blloku rrugët derisa sa të vijë zgjidhja”.

“Blej 2 mijë lekë në ditë ujë, unë pensionist, është një problem që zgjidhet vetëm të largohet gurorja, i bëj thirrje bashkisë, deri te ministri i mjedisit, te Lefter Koka me shokë, po paguajmë për ujë të pijshëm, protestat do i vazhdojmë, uji ka qenë i mirë”, thanë banorët. 

Administratori i Postribërs, Altin Shabaj thotë se problemi është i hershëm pasi burimi është në Rrasek dhe uji është sa here ka reshje, ndërsa bëri apel që të shqyrtohen pretendimet e banorëve për guroren pasi leja nuk është dhënë nga pushteti vendor,

 “Nuk është problematikë e re, por është disa vjeçare se sa bie shi, uji turbullohet. Nëse problematikja është gurorja atëherë u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat. Banorët nuk është se rrinë gjithë kohës pa ujë, vetëm kur turbullohet uji, ke fshatra të tjerë që kanë ujë vetëm 1 orë në ditë. Edhe ku nuk kanë qenë guroret uji është turbulluar”, tha Shabaj.

5 vitet e fundit janë investuar më shume se 1 miliardë lekë në sistemin e ujësjellësit në këtë njësi administrative, por ky investim duket i dështuar pasi uji që vjen në banesat e komunitetit është i ndotur. Edhe më herët banorët kanë protestuar kundër gurores, ku 1 vit më parë Ministria e Mjedisit bëri edhe një herë verifikimin e kontratës për të parë nëse zbatoheshin pikat e lejes së shfrytëzimit dhënë për 25 vjet firmës ‘NGA Group Shpk të Aleksandër Shytanit si bashkëpunëtor me firmën “Babasi”.

 

Pamje nga protetsta

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori