Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku

Dhjetëra banorë të fshatrave Suk1, Suk 2, Arapaj, Jagodinë dhe Strum të bashkisë së Roskovecit protestuan mesditën e sotme (26 dhjetor) kundër ndërtimit të termocentralit të ri me kapacitet 170 MW.

Në shenjë revolte ata i kanë vënë flakën një prej shtyllave të betonit, që është vendosur për piketim e TEC-it qw do të realizohet nga shoqëria greko-shqiptare “Fier Thermoelectric” sh.a e cila aksionerë ka kompaninë greke DEPA COMMERCIAL S.A. 35% dhe kompaninë tjetër greke GEK TERNA Holdings 35% ndërkohë që GENER 2 zotëron 30% të aksioneve.

Të indinjuar, banorët thanë se impianti që do të prodhojë energji gazi do shkaktoje ndotje të mjedisit, dëme për shëndetin e tyre dhe tokat bujqësore ku 700 ha janë vetëm sera.  Ata kërkuan të anulohet leja për ndërtimin e TEC-it

“Kjo është zonë blegtorale e bujqësore. Mbi 750 ha sera që prodhojnë për vendin tonë, BE e Ballkanin. Kjo është tokë buke Kemi ardhur deri në Tiranë por kryeministri s’na dëgjon' thotë një banor. 

“I bëj thirrje kryeministrit. Ne jemi pro të votojmë vetëm të anulojë këtë. Shumë banorë kanë frikë të dalin se i ka bërë presion zonja kryetare e bashkisë” tregon një tjetër banor i zonës.

Gjithashtu refuzimi për të dëgjuar zërin e banorëve dhe mungesa e çdo konsultimi publik është shenjë e arrogancës së qeverisë që synon shpopullimin e zonës me 10 mijë banorë dhe dy shkolla té mbushura me nxënës.

“Këtu pranë kemi një shkollë që e frenkuetojnë 62 fëmijë, përfshirë arsimin parashkollor. Një kilometër e gjysmë më tej është  një shkollë tjetër që e frekuentojnë 285 fëmijë. Është një katastrofë e vërtetë. Institucionet publike dhe banesat janë shumë pranë”, tha një banore për Report Tv.

“Kam dy fëmijë, kam nipërit këtu. Këta po na helmojnë dita ditës. Jemi mbledhur këtu për t’i thënë Stop. Nuk kemi ku të shkojmë në vend tjetër se kaq mundësi kemi. Ky vendim na dëmton shumë. Dhe kush e ka vendosur, zonja Balluku ta tërheq pas. Ky vendim ka qenë pa dijeninë e të gjithë banorëve”, tha një tjetër banor për Report Tv.

Protestuesit thane se do t’i shkojnë deri në fund kundërshtimit të ndërtimit të këtij TEC-i duke iu drejtuar edhe Parlamentit Europian. Në mbledhjen e 18 dhjetorit 2024, Qeveria ka miratuar ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet të instaluar prej 170 MW në Roskovec, Qarku Fier.

Ky projekt do të realizohet nga shoqëria greko-shqiptare “Fier Thermoelectric” sh.a e cila aksionerë ka kompaninë greke DEPA COMMERCIAL S.A. 35% dhe kompaninë tjetër greke GEK TERNA Holdings 35% ndërkohë që GENER 2 zotëron 30% të aksioneve. Gener 2, pronë e biznesmenit Bashkim Ulaj, ka lidhje të ngushta me Sali Berisha, çka i ka mundësuar të fitojë vazhdimisht tendera dhe koncesione publike pa pasur pengesa as akuzat. Përveç kësaj, Ulaj është gjithashtu pronar i një kanali televiziv. 

Në shenjë revolte banorët sot i vunë flakën një prej shtyllave të betonit, që është vendosur për piketim. Banorët kanë pankarta në duar ku shkruhet "Mos na merrni jetën!" 'Mos na vrisni" 

“Ja këtë tym do të thithim ne” thanë ata.

Në krah të banorëve ka dalë dhe Elena Kocaqi, historiane dhe themeluese e një partie të re “Aleanca kombëtare shqiptare”

“Po bëhet e gjitha për ti çuar energji Greqisë. Pse duhet të bëhet TEC në mes të qendrës më të rëndësishme bujqësore të Shqipërisë. Ka prapavijë kriminale. Nuk do ta lejojmë. Greqia të gjejë vend tjetër të bëjë TEC, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Të gjithë ata që po hedhin Fierin për ngritjen e TEC do të kallëzohen penalisht që nga kryeministri, zv/kryeministrja dhe kryetarja e bashkisë së Roskovecit.  Të gjithë këta banorë kanë qenë në emigracion, I kanë mbledhur ato lekë dhe kanë ngritur serat. Nuk mund të vish brenda ditës e tua shkatërrosh. Banorët nuk do të tërhiqen e ne do i mbështesim banorët” tha ajo.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave afati për ndërtimin dhe vënien në operim të termocentralit është 36 muaj nga hyrja në fuqi e vendimi. Termocentrali do të operojë për një periudhë 49-vjeçare.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/12/2024 02:41

    Per Greqine po e bekan TEC-in?! Kujtova se e benin per vendasit!

    Përgjigju
  • igli: 26/12/2024 17:37

    nuk mund te ndertosh termocentral mbi toka bujqesore.....mund ta besh ne korce psh,,,se aty duhet ngrohje ne dimer...ndertohet diku atje ne nje zone afer kodrave...

    Përgjigju
    • Nini bules: 27/12/2024 09:34

      Fjynah qe spakan mar mendimin tat si specalist i fushes

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit