TIRANE- Banorët e rrugës “Faik Konica” në kryeqytet edhe pasditen e së premtes kanë protestuar kundër projektit të rrugës nacionale të parashikuar për t'u ndërtuar aty. Sipas tyre ky projekt cenon sigurinë e jetës së banorëve, ndërsa ndërtimi i saj do të prishë edhe një pjesë të kurorës së gjelbër.
 
Për këtë problem banorët i janë drejtuar me një letër-ankesë kryeministrit Rama, Këshillit Bashkiak, Drejtorisë së Rrugëve, ministrisë së Transportit, por deri më tani vetëm kryeministri i ka kthyer një përgjigje.
 
Projekti për rrugën “Faik Konica” përfshin ndërtimin e segmentit me gjerësi 10.5 metra dhe gjatësi 483 metra, me korsi për kalimin e mjeteve, korsi për biçikleta, trotuare nga 1.5 metra në të dy anët e saj, parkim për automjetet, sinjalistikë dhe ndriçim.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)