TIRANË - “Basha vetëm na ka mashtruar. Na ka mbajtur me premtime. Duke buzëqeshur na ka gënjyer. Që kur ka ardhur vetëm ka bërë mashtrime. Ka kaluar dy-tre herë tek zona jonë dhe nuk merr një takim me këtë popull, të cilit po i bëhet një vjedhje e hapur”.
Në këtë përfundim ka arritur Piro, një nga përfaqësuesit e banorëve të Stacionit të Trenit në Tiranë mbi qëndrimin e kryebashkiakut Lulëzim Basha lidhur me shtëpitë e tyre, të cilat preken nga projekti i Bulevardit të Ri të Tiranës, e dëmshpërblehen me çmimin 150 euro për metër katror nga 860 euro për metër katror, që pretendojnë banorët e tyre.
“I bëj thirrje kryeministrit Rama se jemi gjithë këto familje në rrugë të madhe. Do ta vini këtë kryetar bashkie në udut, se po del jashtë çdolloj norme”, vijon më tej banori për mikrofonin e “A1 Report”, teksa një numër i madh banorësh të Stacionit të Trenit janë mbledhur sot pasdite para Bashkisë së Tiranës, para mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Arsyeja e mbledhjes së tyre për të disatën herë është pakënaqësia ndaj çmimeve, me të cilat qeveria Berisha i dëmshpërbleu ata nëpërmjet një VKM-je, ku vendosej çmimi 150 euro për metër katror. “150 euro metrin katror nuk e gjen as në Dajt. Berisha e ka ulur çmimin me një VKM. Kjo VKM është kaluar në mënyrë të fshehtë, meskine, një maskarrallëk shumë i madh. Ne do vetëflijohemi në pronat tona, se nuk i kemi zënë tokat askujt”, thotë Piro.
“Po i bëhet një vjedhje e hapur shumë banorëve, 204 familjeve bazë, që përbëhen nga 3 kurora, që do të thotë 900 familje. Ne do shkojmë drejt flijimit për sa i përket pronës shekullore. Ai s’ka lekë. Por unë shoh që bulevardi është 36 metra e ka bërë 70 metra të gjerë. Po kujt do t’ia japë këto metra dhe mua më thotë “dil nga shtëpia jote dhe shko ku të duash?, shtron banori pyetjen, duke shtuar se "po na vinë fadromat e po na zënë frymën, po na hedhin asfaltin sipër kurrizit".
Sipas atij, 60 milionë lekë të vjetra për një familje me 3 kurorë janë shumë pak. Me 20 milionë lekë të vjetra, ku mund ta blejë shtëpinë një familje? As një garazh nuk e ble dot. I them popullit se po vidhet prona në mes të ditës. Kjo s’ndodh në asnjë vend të botës. Familjet janë të vetëpunësuara me licenca të rregullta. Ku do ushqehemi ne? Është për të ikur nga ky vend dhe për mos kthyer kokën më mbrapa", shpreh dufin e tij Piro.
Ndërkohë gjatë mbledhjes që po zhvillon Këshilli Bashkiak temë dite mësohet se është edhe shqyrtimi i këtij problemi. "Kërkuam 5 vetë të hynim brenda, por na thanë vetëm 2-3 përfaqësues", shton banori.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com