Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh në protestën mbrëmjen e sotme se Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla. Referuar takimit të Veliajt dje me banorët e Unazës së Re, Vokshi tha se kryebashkiaku mashtroi, pasi sipas saj ata nuk ishin personat që preken nga projekti.
“Kauza e këtyre qytetarëve është një kauzë e drejtë dhe do triumfojë mbi dhunën e Edi Ramës dhe asaj policore. Meqenëse Erion Veliaj nuk i kishte bërë mirë llogaritë, situata shkoi sërish tek mashtrimi e manipulimi. Asnjë prej protestuesve nuk ka qenë pjesë e takimit që u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak me Erion Veliajt. Kanë qenë të gjithë policë, nuk kanë qenë as protestuesit dhe as banorët. Janë rrogëtarë, ato marrin porositë e Erion Veliajt.
Ai po mundohet që të dizinformojë, të mashtrojë banorët, por këtë nuk do t’ia arrijë dot. Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla”deklaroi ajo.
Lajmi kryesor: