Veliaj takon banorët e Unazës së Re: Mund të rritim bonusin e qirasë, PD e pafytyrë, se e bëri vetë projektin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Veliaj u shpreh se zbatimi i projektit do ta kthejë këtë segment të Unazës në një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave. Kryebashkiaku deklaroi se të gjithë banorët që preken, por nuk kanë banesat me leje do të mbështeten nga me bonues qiraje që mund të rritet nga 3 vite që është aktualisht.

“Ky qytet e ka ndarë mendjen të zhvillohet dhe duhet të eci përpara. Arsyeja pse dua të falenderoj të gjithë miqtë e tjerë është se të paktën këtu nuk kemi ndarje, këtu kemi dakordësi maksimale që ky qytet do të zhvillohet, do eci përpara, do ndërtohet, do bëhen rrugë, do bëhen shkolla, do bëhen kopshte, do bëhen çerdhe, parqe dhe shpesh herë për këto punë do të duhet me hap rrugë të disa ndërtimeve, kjo nuk do as mend as kalem. Fakti që kemi stabilizuar këtë bazë dakordësie është një fillim i mirë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë bisedës që zhvilloi me ta.

Ai theksoi se nga projektet që sjellin zhvillim në qytet nuk humbet askush. “Këtu asnjë nuk do që të ketë të humbur dhe besoj që ekziston i gjithë mirëkuptimi, dashamirësia që të mos humbasë askush. Kur flas të mos humbasë askush dua t’i ndaj këto kategori. Kush është hallexhi, kush është pa lekë, kush është pa legalizim, si rasti i 2 familjeve që lëvizën mbrëmë, e pashë familjen e parë, do shkoj ta takoj prapë, kishin bo shtëpi me kushtet, me një jetë shumë të vështirë te kanali i ujërave të zeza. Brenda në shtëpinë që u prish mbrëmë, te dy të parat, ishte puseta e ujërave të zeza. Kishin vënë qilimin sipër, tavolinën sipër qilimit dhe jetonin mbi kapakun e ujërave të zeza. Sot janë te banesat sociale, por prapë më mirë që u prish ajo gjëja pa leje mbi kolektor dhe sot kanë një shtëpi të cilën mund ta mbajnë pafundësisht”, u shpreh Veliaj.

Veliaj bëri të ditur edhe një herë se për të gjithë ata që s’kanë mundësi ekonomike Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion disa zgjidhje nga paketa e saj sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te strehimi në banesa sociale. “Bonusi i qirasë cash është 3 vjet, po edhe atë mund ta rrisim, po banesa sociale gjithë jetën. Do të thotë që jemi përgatitur që për të gjithë këtë kategori si dy shtëpitë që u prishën mbrëmë, si dy shtëpitë që u prishën sot në mëngjes, si dy shtëpitë që do të prishen tani në drekë që hyjnë te kategoria që as kishin bërë letra legalizimi, as kishin certifikatë pronësie, as kanë thjesht me fut kokën diku, sot e kanë fut kokën në një vend shumë më të mirë, me punonjëse sociale, me mensë sociale, me restorant, me të gjithë shërbimet që iu ofron në atë zonë”, shtoi kryebashkiaku.

Ndërkohë, ai u bëri edhe një premtim tjetër banorëve që banesat i kanë të regjistruara se përveç shpronësimit do t’u sigurohet edhe leje ndërtimi nëse ata kanë tokë tjetër për të ndërtuar. “Ka një kategori të dytë që ka të bëjë me çështjen e shpronësimit dhe në pjesën më të madhe na rezulton që përveçse përfitojnë nga shpronësimi kanë edhe pjesë toke mbrapa. Kush ka tokë tjetër mbrapa të vetën, që nuk e prek fare gjurma, të vijë që nesër të aplikojë për ndërtim në bashki, koeficientet janë publikë, nuk është një gjë që po e bëjmë sot me presion. Futuni te Tirana.al dhe shikoni që aty është, ka një vit koeficienti. Ama nëse shpronësohesh do ta ketë te shpronësimi, nëse nuk shpronësohesh i gjithë territori që preket nga gjurma që është tokë jotja të quhet koeficient te ndërtimi që do të bësh vetë. Pra, në qoftë se ke këtë hapësirë, 30-40% ta zë rruga dhe 50-60% e ke tokën tate që s’ta prek, atëherë të gjithë metrat që të takojnë në pallatin tënd apo në ndërtesën tënde të transferohen te kjo pjesë dhe krejt papritur nuk je më hallexhi, por je dikush që ke ndërtuar në vijë të parë të rrugës më të rëndësishme sot të Shqipërisë”, tha kryebashkiaku.

Një arsye tjetër që ai falenderoi banorët që pranuan të bashkëpunojnë është edhe që ata u distancuan nga politika që kërkon ta shfrytëzojë këtë protestë për përfitime politike. “Ka edhe një kategori tjetër që është një kategori që me thënë të drejtën unë nuk e ndihmoj dot, që është kategoria e politikanëve. Kategoria e atyre që duan të kandidojnë në listat e ardhshme, kategoria e atyre që nuk janë fare banorë aty, por që vijnë me autobusë për to. Janë një kategori që nuk i ndihmojë dot, ata kanë nevojë për ndihmë sociale, për këshillim, ata kanë nevojë për dashuri nga shoqëria, por këta s’janë banorë, dhe vijnë aty për sport, siç vijnë tek lodrat, siç vijnë tek teatri. Kush vjen deputet që deri dje ishte në Londër, që s’i ka prek këmba ndonjëherë tokë, që zbret nga “Range”, me puro, vjen dhe ngre gishtat lart që të kapë kandidimin prapë, pastaj shkon për haviar, vallaj kjo është që kategori që vjen aty për hallin” tha ai.

Gjatë fjalës së tij Veliaj sqaroi edhe termin ‘shpellarë’ që përdori pak ditë më parë. Ai tha se i referohej parisë Demokratike dhe jo qytetarëve. Ai tha ndër të tjera se ‘unë jam 3 herë shpellarë më shumë se ju, por hajde të zgjidhim problemin’ . “Nga Tirana në Burrel shkohet për 3 orë, nga Tirana në fshatin e plakut tim do të shkosh njëherë në Berat më pas edhe nga 5-6 orë. Plaka ime është nga lumi i Vlorës, pra po të jetë për shpellarë për gjeografi jam unë tre herë më shumë se ju. Por nuk e kisha për ju. Thashë; çfarë ti them guvernatorit të Salzburgut që ka parti shpellorësh?!E them prapë sot, PD nuk është ajo që çliroi vendin nga komunizmi. Si e lanë rrugën e Kukësit, teatrin apo çadrën, sa kapën një pazar.

Ata i ke që nesër në Holandë, do ta lënë protestën. Disa i ka kapur paniku edhe pse nuk preken fare, pra po të jetë për shpellarë jam unë më shumë se ju. kur vijnë partitë që kanë mendjen vetëm që 'cfarë do të fitoj unë’.  Ata vijnë vetëm për të hyrë prapë në listën për deputetë. Hajde të mos i lëmë që të na përçarjen. Kur e quaj një parti shpellare që përdor metoda për të na përçarë i qëndroj, por jo për njerëzit. Ndërkohë që kompania e Lulit ka fituar njërin nga lotet e Unazës së Re. Iu garantoj që secili do të dalë me dicka më të mirë” tha ai. Ndërkohë që IKMT vijon prishjen e banesave dhe heqjen e disa shtyllave, banorët bllokuan një sens të kalimit te Unaza e Re (Lexo këtu).

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 27/11/2018 18:26

    Lali Eri është Super Djalë dhe Tirana është me FAT që e ka si Kryetar Bashkie, biles edhe Edi Rama Karagjozi duhet të largohet nga PSja , dhe ti dorëzojë Partinë Socialiste ERJON VELISË ! RESPEKTE ERJON dhe mos u ndal , sepse e ke bërë TIRANËN Qytet të Banueshëm mbas 28 Vitesh , që e RROPËN , e ZHVATËN dhe e PLAÇKITËN Maskarenjtë dhe HAJDUTËT!

    Përgjigju
  • O Veliu: 27/11/2018 17:09

    po meqe Demokratet e bene projektin pse nuk e ndryshon Ti???

    Përgjigju
  • endi: 27/11/2018 16:05

    duartrokitje banoreve dhe kryetarit te bashkis qe edhe pse e shan e ofenduan prap sa i jepet mundesia eshte gatshem ti ndihmoj banoret e tij sa me shume qe mundet . sinqerisht bravo per te dyja palet qe po gjejne 1 zgjidhje te perbashket

    Përgjigju
  • tili: 27/11/2018 15:12

    Nje bravo banoreve qe arriten ne kete pike qe te hyjne ne bisedime me kryetarin e bashkise zotin Veliaj dhe per te negociuar mbi fatet e veta , bravo dhe nga ana tjeter bashkise qe si trajtoj si te botes por njesoj. sjellje qytetare e cila duhet te kishte ndodhur qe ne fillim , urime dhe te sistemohen dhe te akomodohen sa me shpejt gjithe banoret e unazes se madhe

    Përgjigju
    • Tani: 27/11/2018 19:04

      Sa bukur ju legalizoj zoti edi rama banesat si just premtoj ne zgjedhje hahahahahah sa popull idiot jeni besoni prap se do jua fus erojn pede me shum

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen