Në të tretën ditë, banorët e Rrjolit të Shkodrës vijuan protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj. 25 banorët që u shoqëruan një ditë më parë, janë liruar dhe u rikthyen sërish në protestë me banorët e tjerë.
Ka mjaftuar një tentativë për të hyrë në kantier dhe kanë nisur tensionet mes tyre dhe policisë. Luigj Pjeshkaj 63 vjeç humbi ndjenjat gjatë përplasjes me policinë ndërkohë që banorët nuk kanë kursyer akuzat ndaj shtetit në këtë moment.
Sipas banorëve, kjo situatë kërkon zgjidhje dhe nuk kanë në plan të bëjnë asnjë hap pas për të mbrojtur tokat e tyre nga resorti luksoz që do të ndërtojë botuesi pranë familjes Berisha, Bashkim Ulaj.
Ditën e nesërme banorët e Rrjollit pas 3 ditëve protestë në rrugën Shëngjin – Velipojë do t’i drejtohen Tiranës ku do të kërkojnë ndihmën e SPAK duke pasur parasysh faktin që prej Marsit të vitit të kaluar ka një kërkesë drejtuar Prokurorisë së Posaçme për të shqyrtuar çështjen e tyre.
Më 15 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën bregdetare, ndërmjet Ranës se Hedhun dhe Velipojës. Kompleksi, sipas projektit do këtë sipërfaqe rreth 146 hektarë, një nga investimet më të mëdha turistike në vend. Por për banorët, kjo leje nuk zhbën realitetin e ashpër pasi toka e tyre është zaptuar nga privati dhe shteti është vënë kundër tyre për të shtypur protestën me dhune.
Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga "Gener 2" “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër.
Lajmi në përditësim....
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
4.6%
-
Të gabuar
89%
-
Nuk kam mendim
6.4%
Vota total: 346
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestat kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit takohen me Benet Becin: Na tha që s'ka kompetenca, do i drejtohemi ambasadës së SHBA
10 Shkurt, 12:22
-
Shkodër/ Lirimi i hapësirave publike pranë shkollës ‘Ndre Mjeda’, Rama: Qëllimi i aksionit, krijimi i një mjedisi më të sigurt për nxënësit
9 Shkurt, 16:20
-
Shkodra hyn në javën e Karnavaleve, kryeqendra e veriut kthehet në skenë spektakli dhe energjie pozitive
9 Shkurt, 15:33
-
Protesta kundër Ulajt, eksperti për Report TV: Resorti në peizazhin e mbrojtur Velipojë-Bunë, pasojat për mjedisin shkatërrimtare
9 Shkurt, 14:55
-
‘S’na ndal asgjë, duam drejtësi!’, banorët protestojnë para Prokurorisë dhe Bashkisë Shkodër kundër resortit të Ulajt! U bashkohen edhe emigrantë
9 Shkurt, 10:21
-
Protesta në Milano, 5 mijë persona kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike! Fishekzjarre dhe sulme me armë ndaj policisë, 5 të arrestuar (VIDEO)
7 Shkurt, 19:50
-
Protesta kundër resortit të Ulajt/ Banori i Rrjollit në lot: Shtëpinë ma ka lënë baba... (VIDEO)
7 Shkurt, 16:23
-
Protesta kundër resortit të Ulajt/ Banori pyet Berishën: Pse nuk na mbështet, a mos ke edhe t’i dorë? Mos na thirr në protestë vetëm për interesin tënd (VIDEO)
7 Shkurt, 16:11
-
Rezistenca kundër resortit të Ulajt/ Banorët kërkojnë lirimin e 15 protestuesve para Policisë së Shkodrës: Na ushtrojnë presion që mos të dalim në protestë
7 Shkurt, 16:06
-
Rikonstruktohet shkolla ‘Ali Laçej’ në Shkodër, mjedise të reja për sporte dhe aktivitete të tjera për 150 nxënës dhe mësues
7 Shkurt, 13:43
-
Kundër resortit të Ulajt/ Protestuesit mësyjnë në kantierin e ndërtimit, 15 të shoqëruar! Banori: Pse hesht Berisha? (VIDEO+FOTO)
7 Shkurt, 12:47
-
24-vjeçari në Shkodër luan “kukafshehthi” me policinë, fshihet në tavanin e shtëpisë pas vjedhjes (VIDEO)
7 Shkurt, 09:29