Banorët në Korçë ankohen se nuk ka subvencione, ish deputeti: Kjo qeveri i shkatërroi fermerët

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka vizituar fermerët në zonën e Fushës së Korçës, për problemet e tyre në bujqësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se rilindja dhe qeveria e oligarkëve nuk i dëgjon hallet e qytetarëve, pasi banorët ankohen se nuk ka treg për bimët medicinale të cilat po kalben dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Sipas Braimllarit duhet urgjentisht ndërhyrje për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve me subvencione dhe ndihmë, duke e cilësuar qeverinë të papërgjegjshme.

Postimi i plotë:

LSI angazhohet për t’i mbështetur maksimalisht fermerët. Rrisim Subvencionet. Heqim burokracite.

Mbështesim produktin vendas.

“Kemi mbjellë bimë medicinale, qumështore. Treg nuk kemi, subvencione nga shteti nuk kemi dhe na kanë mbetur kështu. Pandemia na ka shkatërruar fare, nga shteti nuk kemi asnjë ndihmë fare. Çfarë të bëjmë? Ku do të hamë?”, thotë një banor.

“E njëjta situatë, jo vetëm nga këtu ku jemi në zonën e Fushës së Korçës, por edhe më tej. Kudo që shkojmë është i njëjti problem për bimët medicinale kryesisht. Mungesa e investimit të shtetit në këtë drejtim është zero. Nuk ka subvencione, kanë bllokuar tregun, pandemia e shkatërroi më tej ekonominë dhe prodhimi mbetet stok. Pra duhet urgjentisht që struktura shtetërore, nëse ka një shtet të përgjegjshëm, se këtu nuk ka, të ndërhyjnë fort për t’i dhënë zgjidhje:

1- Me subvencione

2- Me ndihmë fermerëve për sa i përket periudhës së pandemisë.

Një qeveri e përgjegjshme duhej ta bënte, por kjo qeveri i shkatërroi fermerët dhe është hera e 10 që unë vij në zonën tuaj këtu dhe gjej të njëjtin problem. Jo vetëm për sa i përket qumështorit, por reshjet e tmerrshme të breshrit që kanë rënë, 5 herë ka rënë breshër në zonën tuaj dhe ende nuk janë dhënë dëmshpërblimet e para. Vijnë këtu, mashtrojnë dhe nuk japin. Pra këtu kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme, me një qeveri që nuk investon te fermeri. Ndaj ka ardhur koha të bëhemi të gjithë bashkë për ta larguar njëherë e përgjithmonë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicifoli: 06/09/2020 13:04

    Lsi dhe Pd jane binomi i bajges.Flamur Noka eshte e ardhme e Shqipnis

    Përgjigju
  • Iris: 06/09/2020 01:02

    Ju korcaret jeni te vetmit qe ankoheni dhe po beheni qesharake.Vertet tregtia ka probleme ,por mos mbillni kur nuk I dini kerkesat e tregut.Ka ardhur koha te krijohet bursa kombetare e bujqesise e blektorise,por nuk besoj se e keni idene se c'fare eshte.Gjithashtu mos u prifni te merrni demshperblime per bresherin,nuk ka vend ne bote qe te demshperblen per bresherin,vetem per permbytje,pastaj nuk e shikoni fermereve te tjere po u digjen vreshta ,ullishte e frutore,por nuk quraviten si ju.

    Përgjigju
  • Pjeter: 06/09/2020 00:00

    Patjeter,qeverria duhet te japi ndihma per te gjithe,le ti prese me gershere Rama po nuk pati ne arke,ndihmat i duam.Keq te vjen per ata te shkrete se punojne tere vitin me mund edhe djerse,dhe te bie nje bresher dhe ti hedh te gjitha,por duhet edhe te kuptohet situata ku jetojme o njeres,Shqiperia eshte me breke te gridura,sidomos ne kete periudhe,kush premton gjithçka eshte vetem nje mashtrus ordiner.

    Përgjigju
  • Muhameti: 05/09/2020 22:54

    O lepurush per 4 vite qe e kishte LSI-ja Ministrine e Bujqesise ju ke dhene ndonjehere demshperblime fermereve nga fatkeqesite natyrore. Asnjehere.

    Përgjigju
  • Bujku: 05/09/2020 22:04

    O shergan nga korca e pa bes sa te kan premtuar....ka lek likja.,thuaj te te ven emrin per deputet se leshelija do rini si ty mavri...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas