Banorët e shqetësuar thonë se nuk do të largohen, pavarësisht prezencës së forcave të policisë. Ata thonë se janë të gjithë të zonës dhe nuk do të dorëzohen derisa të merret vendimi që të bëhet sërish lëvizja me dy sense drejtimi.
"Ky është shteti që na kanë sjellë për të na rrahur, për të na mbyllur në shtëpi. Për të blerë bukë, duhet t'i biem nga Vora. Nuk çojmë dot fëmijët në shkollë. Unë e kam marrë vesh pardje, nuk dimë asgjë. Nuk ka asnjë rrugë, vetëm nga Fushë-Kruja. Është planifikuar protesta 10-12. Deri me 12 nuk do të lëvizim. I kemi njoftuar të gjithë. Këtu është planifikuar vendi. Nesër nga 6 e 8 orë do rrimë këtu derisa të hiqen tabelat, ose do të marrim kazma e matrapika për të hapur një kanal për të kaluar. Nuk gjendet zgjidhet me këta. Shihe çfarë ka bërë kryeministri jonë. Ne nuk kemi ardhur me shkopa gome. Ne kemi ardhur me duar në xhepa. Nëse njëri nga banorët e Rinasit preket me dorë, atëherë keni për ta parë se kush janë banorët e Rinasit", thonë banorët.
Banorët thonë se ky vendim për të bërë lëvizjen me një sens drejtimi ka rritur edhe koston e përditshme.
“Nga shtëpia deri në aeroport shkon 15 mijë lekë. Ne jemi të gjithë këtu", tha një banor.
Për 100 metra rrugë duhet të bëj 60 km, duhet të shkoj në Vorë, në kthesë të Kasharit e të kthehem”, thotë një tjetër protestues.
Lajmi kryesor:
Rruga në Rinas me një sens, banorët bllokojnë rrugën për 30 minuta! Përplasen me policinë: Nuk shkojmë dot as për të varrosur të vdekurit, na kanë izoluar! Nesër mblidhemi sërish
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
74%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në '41 BIS' 3 të rrezikshëm brenda 4 ditëve në regjimin e posaçëm
17 Dhjetor, 18:20
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor, 18:05
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Tiranë/ Aksident i trefishtë në Sauk, një i plagosur! Report Tv siguron foto nga vendngjarja
17 Dhjetor, 17:09
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor, 16:18
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor, 14:41
-
"Martini u vra për herë të dytë, askush nuk merr përgjegjësi!' Prindërit e 14-vjeçarit letër ambasadës së SHBA e institucioneve shqiptare
17 Dhjetor, 14:15
-
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në burg 14 vjeçarin, nuk i ndryshon masën e sigurisë
17 Dhjetor, 14:09
-
Tiranë/ Vjen në jetë fëmija i parë me in Vitro te ‘Koço Gliozheni’ (VIDEO)
17 Dhjetor, 12:46
-
Rinas/ Ilaçe kontrabandë nga Jordania, arrestohen 5 kosovarët! Mbi 1 mln tableta në 14 çanta, përdoreshin edhe për përgatitjen e drogës! Kapen 300 mijë euro cash (EMRAT)
17 Dhjetor, 12:12