ELBASAN – Banorët e lagjes Zaranikë në periferi të qytetit të Elbasanit kanë protestuar sot duke bllokuar me gurë unazën e qytetit e cila është pjesë e rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas banorëve një lavazh i ndërtuar pa leje pengon kominukimin me lagjen. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e protestës kur situata mes banorëve dhe pronareve të lavazhit ka precipituar në grushte.

Protesta ka nisur sot pasdite, ku qindra banorë të fshatit Zaranikë vendosën gurë në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun në aksin Tiranë-Elbasan. Disa prej tyre janë konfliktuar me pronarin e lavazhit I cili ka ngritur biznesin e tij në mes të korsisë që të çon ën lagjen Zaranikë. Kur situata është tensionua mbërriti policia e cila shpërndau banorët e zonës, ndërkohë që shoqëroi pronarin e lavazhit. Banorët e kësaj zone e populluar së fundmi me shtëpi të reja thonë se nuk hujnë e dalin dot me makinë në shtëpitë e tyre. Për më tepër shprehen ata në rast fatkeqësie nuk mund të hyjnë as ambulancat apo zjarrfikëset. Banorët shprehen se janë ankuar në strukturat përkatëse të pushtetit vendor, por nuk kanë marrë përgjigje.

(rd/shqiptarja.com)