DURRES - Katër vite në pritje të rindërtimit, banorët e një pallati në Durrës kane vendosur në shenje proteste të hyjnë në pallatin e dëmtuar, pasi nuk kanë asnjë përgjigje nga Bashkia për rikonstruksionin e objektit.
Banorët e pallatit nr. 196 në lagjen nr. 13 të plazhit në Durrës protestuan këtë të mërkurë pasi prej disa muajsh janë ndërprerë punimet për rikonstruksionin e objektit.
Ata thanë se janë rikthyer pas 4 vitesh për të jetuar në pallatin që ka marrë dëme të shkallës DS4, pasi në mungesë të bonusin të qirasë kanë mbetur pa strehë.
Banorët janë interesuar në Bashkinë Durrës dhe u është komunikuar se kanë mbaruar fondet për rikonstruksionin e tij.
‘Pallati i prishur. Të fut ujin brenda. Ata erdhën e prishën e nuk e rregulluan’- u shpreh një banor.
‘Kërkojmë të na rregullohet pallati bie shi tani hyri gjithë shiu brenda. I kanë hequr dhe pllakat. Qira nuk na dhanë!’- tha një banor.
‘Filloi puna gjoja i hoqëm plaçkat. Prishën dyer e penxhere, e mure edhe kur shohim ne ikën. Na thanë nuk kemi fond. Ai skelave tha do lekët’- tha një banor.
Në kushte të tilla, banorët janë rikthyer na pallatin e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 edhe pse është shpallur I pabanueshëm nga Instituti I Ndërtimit.