TIRANE - “Të lutem, të lutem vër dorën në zemër, jemi të varfër, mos na nxirr nga shtëpia". Janë thirrjet dëshpëruese e dy të moshuara banore të godinës 3 katëshe pranë Petro Ninit në rrugën "Margarita Tutulani" në Tiranë, të cilat prej ditës së djeshme plaçkat i kanë në oborr.
Zyra e përmbarimit me ndihmën e policisë private por dhe në mbështetje të policisë së shtetit i nxorri dje nga shtëpia për tia dorëzuar pronarit të ligjshëm.
Për banorët pronari është një fantazëm i cili ka fituar gjyqin me dokumente të falsifikuara, ndërkohë që godina është ndërtuar nga italianët dhe aty ata kanë lindur dhe rritur fëmijët e tyre.
Banorët e 13 familjeve nuk është se nuk janë dakord që të largohen, por të kenë një mundësi ku të strehohen pasi nuk mund të marrin as kredi, me të ardhurat që marrin nuk mund të përballojnë as një shtëpi me qera. Ata thonë se mezor ia dalin të ushqehen jo më të rrinë në një shtëpi me qera apo të marrin kredi dhe i kujtojnë zemërgjerësinë me të cilin kryeministri i takoi para disa ditësh kur kishin shkuar ti shprehnin shqetësimin.
Paraditen e djeshme ato u përleshën me forcat e sigurisë së një policie private, ndërsa më vonë, me forcat e rendit. Madje, një prej efektivëve të policisë private, gjatë përleshjes, ka nxjerrë
pistoletën për qëlluar në ajër dhe duke shkaktuar panik banorët dhe duke rrezikuar fëmijët. Ndërkohë forcat speciale janë rikthyer mbërmë për të nxjerrë jashtë dy familjet e fundit që kishin
rezistuar.
“Të lutem, të lutem se nuk kam asnjë të ardhme. Kam 130 mijë lekë pension, ilaçe po, ku të jetoj unë kryeministër. Kryeminsitër të lutem jemi të gjithë të varfër. Jam që në 1972, kam rritur 3 kalamaj, asnjëherë nuk na ka trokitur në derë pronari.”- të thotë banorja e moshuar me lot në sy, ndërsa prapa ka plaçkat e nxjerra përjashta.
“I kam shkruar 2-3 herë. Më ka pritur me zemër të madhe, por fundi ishte ky, të lutem nuk kam asnjë të ardhme. Vër dorën në zemër jemi shumë fukarenj. Vetëm një rrogë kam. Nuk marr dot shtëpi me kredi. Vetëm me një rrogë të lutem siç na prite atë ditë me zemër të madhe, na vër zemrën në vend, shpresa e fundit ishe ti. Është e pronari, le ta gëzojë, aman pronar fantazëm jo. Ne dalim, por të na strehojnë diku të mos na nxjerrin përjashta”- thotë një tjetër banore në intervistat për emisionin Urbanika të TVA1 REPORT.
Banorët kujtojnë se shtëpia është ndërtuar nga italianët dhe nuk ka pasur asnjë pronar. Ato janë nxjerrë në mënyrë të dhunshme djje nga shtëpitë e tyre.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/