Banorja: Nuk dua shtëpi tjetër, nuk e
lëmë Bashën të na “gllabërojë” pronat

Banorja: Nuk dua shtëpi tjetër, nuk e<br />lëmë Bashën të na “gllabërojë” pronat
TIRANE - Hajduti! Nuk do ti marrë aq lehtë pronat tona. Ai ka vetëm fjalë të bukura, gënjeshtra dhe mashtrime, mos të mendojë që do ti besojmë fjalëve të tij. Dua që të mos preket prona, sepse shtëpia është e shenjtë. Ne gjakun do ta derdhim, por shtëpitë nuk i japim”. Këto janë fjalët e një tjetër banoreje, shtëpia e së cilës do të shembet për të ndërtuar bulevardin e ri të Tiranës. Ajo duket tepër e revoltuar nga kjo situatë që është krijuar.

Zinet Tresa, shprehet se kryetari i bashkisë Lulzim Basha nuk do ti “gllabërojë” aq kollaj pronat e tyre. Ajo hedh akuza ndaj kryetarit të bashkisë Basha dhe shprehet se ata do të vijojnë protestat edhe gjatë ditëve në vijim nëse nuk i jepet zgjidhje problemit të tyre, dhe të kompensohen me vlerën e tregut. “Unë kam një djalë me një dorë, invalid, kam burrin 71 vjeç dhe unë kam liruar dhomën që flija me qera për tu ushqyer. Lulzim Basha ne na nxorri pa shtëpi dhe pa punë. Kush do të na japë bukë?!

Tresa, tregon se ajo nuk do ta lirojë banesën e saj dhe kërkon që prona të mos preket, pasi është pasuri e paluajtshme dhe askush nuk ka të drejtë që ta prekë”, - na thotë ajo mjaft e irrituar. “Unë nuk kërkoj shtëpi tjetër. Dua vetëm që Lul Basha të mos e prekë fare pronën tonë. Lul Basha të mos na mashtrojë ne, duke na thënë fjalë të bukura, sepse ne nuk gënjehemi me fjalët e bukura.

Zoti Basha duhet të ndjekë ligjin, të zbatojë ligjin e pronës”, - thotë më tej ajo. Zineti përfundon duke bërë një apel dhe duke thënë se për të drejtën e tyre ata do të shkojnë deri në ekstrem. “Prona është e patundur dhe në rast se mua më prek, ka prek gjarpërin. Nuk e lejoj. Gjakun do ta derdh dhe shtëpinë nuk e liroj”, - thotë Tresa.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë