Baqël, fshati ku burrat s’flenë natën por rrinë roje! Hajdutët bëjnë kërdinë, çdo javë sulmohet 1 shtëpi

Në këtë fshat banorët nuk flejnë natën. Ata bëjnë roje për të mbrojtur pronën e tyre nga hajdutët.

“Me frikë rrimë në shtëpi. Rrimë duke bërë roje me radhë njerëzit e shtëpisë. Tani një muaj kanë ndodhur 4 vjedhje dhe asnjë nuk është kapur”, tha një banor.

“Ju betohem se jemi duke punuar tërë ditën dhe tërë natën bëjmë roje. Jam duke riuuajtur djersën time. Tek policia nuk kam aspak besim. Ne punojmë dhe vjen ai tjetri e merr gati. Vendosim duart në krye”, u shpreh një grua.

Çdo javë ndodh një vjedhje. Në fshatin Baqël të Njësisë Administrative të Blinishtit në Lezhë fenomeni ka marrë përmasa të frikshme. Bagëtitë e sende të ndryshme shtëpiake po bien më tepër pre e hajduteve. Banorët janë shumë të shqetësuar për situatën e krijuar

“Janë problem aq shumë sa nuk ka më. Mua më kanë vjedhur tre herë. Një ‘mështjerrë’, një motor dhe dyqanin. Kur jam ngritur në mëngjes ma kanë bërë dyqanin bosh”, tha ndër të tjera gruaja

“Policia nuk ka bërë asgjë. Më kanë marrë motorrsekë, lopën, fresibla, gjeneratorë”, tha një tjetër.

“Me thënë medet po erret se na vjedhin. Më kanë vjedh 2 viça. Problem është mjaft”, u shpreh një banor i Baqlit.

Baqeli nuk është i vetmi fshat ku hajdutët po bëjnë kërdinë. Nga raportimet në polici, ngjarje ka në të gjitha fshatrat e Lezhës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 01/05/2021 00:28

    VRITINI SI QENTE,,,DHE SHIKONI NUK JU AFROHEN FSHATIT 10 KM...

    Përgjigju
  • Shaban: 30/04/2021 23:21

    Merrni ca qen e lerini pa ngre e naten te lire. Dhe pushken qe keni ne tavan perdoreni kur ju vjedhin se malli eshte bere me djerse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat