Champions League ka hyrë në fazën më interesante. Sonte do të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale Barcelona – Atletiko Madrid dhe Manchester United-Bayern Munich. Shanset janë të barabarta për të 4 ekipet që të kalojnë në gjysmëfinale. Sfidat në Spanjë dhe Angli e kanë spektaklin e garantuar. Ndeshja e ‘Camp Nou’ është më e ekuilibruar, Barcelona dhe Atletiko Madrid janë dy nga ekipet më të mira në Evropë, teksa ekipi i Simeones kryeson kampionatin me meritë.
Në prag të ndeshjes trajneri Martino shprehet se “Ata kanë treguar nivel të lartë gjatë të gjithë sezonit dhe janë në fazën finale në dy kompeticione. Ata janë të fortë dhe të përqendruar. Nuk di të them se kush fiton pasi janë 180 minuta për t’u luajtur. Duhet të fitojmë dhe të mos pësojmë gol pasi na jep më shumë qetësi. Fitorja na çon më pranë kualifikimit. Ne duhet të përballojmë intensitetin e madh të lojës së Atletikos, dhe arma jonë për të përballuar kundërshtarin është të jemi Barcelona" deklaroi ai.
Ndërsa në krahun tjetër Simeone kundërpërgjigjet “Megjithëse jemi përballur edhe tre herë të tjera këtë sezon kjo do të jetë ndeshja më e vështirë nga të gjitha. Sfida e parë ishte për Superkupë dhe ishte që në fillim të sezonit, në takimin e dytë Messi po rikthehej por tani do të kemi përballë Barcelonën më të mirë. Ata do të përpiqen ta vendosin ta zgjidhin kualifikimin që në “Camp Nou”, pavarësisht se shprehin të kundërtën” tha ai.
David Moyes dhe Manchester United kanë përballë testin më të rëndësishëm të edicionit me Bayern Munich. Moyes deklaron se “Do të futemi në lojë me besim të madh në aftësitë tona, kam shumë besim te djemtë e mi. Kemi besim se mund të shkojmë në Gjermani plot optimizëm dhe me një mundësi reale për të kërkuar kualifikimin” tha ai.
Ndërsa Guardiola theksoi se “ e dimë se na pret një ndeshje e vështirë, por jemi përgatitur për një rezultat pozitiv. Ndërsa kualifikimi do të vendoset në Gjermani, e rëndësishme është të mos pësojmë”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com