Sulmuesi i ekipit të Santos, Neymar nga edicioni i ardhshëm do të jetë në radhët e ekipit të Barcelonës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle, ndërsa Barcelonës operacioni për të blerë sulmuesin do ti kushtojë afro 54 milionë euro.

Kontrata e Nyemar do të jetë 5 vjecare me një pagë që shkon 7 milionë euro në edicion.

Ndërsa për mediat agjenti i brazilianit ka deklaruar se nëse do të kishte një djalë

do ti kishte sugjeruar që të shkonte te Reali i Madridit, por dëshira e Neymar ka qenë që të luajë për katalanasit.

Prezantimi i Neymar në ekipin blaugrana do të bëhet sot pasdite ose ditën e hënë sipas burimeve pranë katalanasve.


(d.b/shqiptarja.com)