Barça pëson humbjen e 4, Milani
në krizë, fitojnë Bayern, Çelsi, United

Barcelona pësoi humbjen e 4 këtë edicion përballë Valadoldit në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Golin e fitores e shënoi Fausto Rossi, katalanasit tentuan barazimin, por deri në fund nuk ia arritën duke dalë me kokën poshtë.

Pjesë e suksesit ishte edhe shqiptari Valdet Rama, i cili luajti 22 minuta në pjesën e dytë, ndërsa në fund përfitoi duke bërë edhe një foto me sulmuesin Mesi. Pas ndeshjes Martino deklaroi se “na munguan idetë përballë Valadolidit, tentuam por ishim pa fat”. Nëse Reali do të fitojë sot do të shkëputet 4 pikë nga Barcelona duke iu afruar titullit.

Bayerni kaloi bindshëm me fitore tenistike 6-1 Volfsburgun duke siguruar fitoren e 16 radhazi, tashmë vëmendja përqendrohet te Arsenali. Antonio Di Natale i dha fitoren Udineses përballë Milanit duke i dhënë një goditje të fortë në prag të ndeshjes së Championsit. Humbja e largon Milanin akoma ma shumë nga Evropa.

Çelsi shpartallon Totenhemin 4-0 me golat e Eto, Hazard dhe dopietën e Demba Ba duke udhëhequr Premier Leaguen. Por lajm këtë javë ka bërë fitorja e Manchester United me West Bromwich Albion 0-3. Ndërsa Arsenali është në gjysmëfinalet e FACup, pasi fitoi me goleadë përballë Everton 4-1. Një nga golat u shënua nga Ozil, i cili duket se e ka kaluar ngërçin dhe është gati përballë Bayernit.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot