Barça poker përballë Sociedad
braziliani Neymar rikthehet te goli

Barcelona ka mposhtur ekipin e Real Sociedad në ‘Camp Nou’ me shifrat 4-1 duke u treguar e pamëshirshme.

Përballë Sociedadit është rikthyer te goli edhe sulmuesi brazilian i katalanasve, Neymar, i cili ka hapur serinë e golave për kampionët e Spanjës në fuqi.

Neymar ka shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 5. Pas tre minutash është radha e Lionel Mesit që të dyfishonte rezultatin, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me golin e Busekts.

Në pjesën e dytë është De La Bella në minutën e 64 që ngushton shifrat duke krijuar një iluzion që mund të merrnin një barazim në minutat e mbetura, por

Bartra në minutën e 77 shuan ëndrrën e miqve me golin e sigurisë duke vulosur pokerin.



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime