Në fjalën e tij Dekani Bara theksoi se studentët kanë qenë në dijeni të tarifave dhe për këtë kanë firmosur madje edhe një kontratë me praninë e prindërve të tyre. Sipas tij, studentët kanë të drejtë të protestojnë, por këtë nuk mund ta bëjnë në ambientet e një institucioni publik, duke cenuar të drejtat e studentëve të tjerë.
Bara nënvizoi se me studentët ka pasur edhe negociata të mëparshme, por se protesta erdhi e papritur, duke hedhur dyshimet se mund të ketë pasur edhe nxitje politike.
Kjo pasi sipas tij në protestë janë parë kamionë që sillnin dyshekë të shtrenjtë, duke dënuar çdo nxitje politike ndaj studentëve. Lidhur me ndërprerjen nga ana e policisë, Dekani i Infermierisë shtoi se forcat e rendit duhet të kishin ndërhyrë më parë.
“Kjo është një protestë e papritur, mbyll derën edhe hajde këtu, pa kërkesa të qarta, dhe një institucion publik si ai i yni nuk mund të cenohet nga 13 vetë. Këta kur kanë ardhur këtu duhet të parashikonin për të mos cenuar të drejtat e të tjerëve. Ju kam thënë se në momentin që shqetësoni të drejtat e të tjerëve të tjerë, nuk mund të pengoni. Unë kam njoftuar Rektoratin, këta të fundit policinë. Nuk ka pasur asnjë grevë, madje ata aty kanë festuar edhe ditëlindje. Ditën që i kemi spostuar për të mos penguar institucione publike dhe shtetërore, kemi njoftuar policinë, dhe policia duhet të vinte më në kohë, të mos tkurret, dhe kur kanë nevojë institucionet të përgjigjen në kohë. Kjo situatë duhej korrigjuar dhe mbështetur dhe policia duhej të ishte më paraardhëse.” theksoi Bara në fjalën e tij për A1 Report.
Më tej, Dekani i Infermierisë shtoi se janë marra masa gjithashtu që të tilla raste të mos përsëriten, ndërsa iu bëri thirrje studentëve që të mos braktisin studimet.
Më poshtë intervista e plotë e Prof.Dr. Petrit Bara për A1 Report:
Disa studentë të transferuar kanë protestuar prej ditësh. Si e cilësoni këtë?
Është e drejta e studentëve të protestojnë, për tarifat e studimeve, që në universitetet private kanë pasur më të mëdha. Sipas tyre tarifat kanë qenë 7 herë më shumë, por dua të saktësoj se janë 6 herë më shumë. Për të korrigjuar gabimet që kishin universitetet paraardhëse, duhet t’u përgjigjeshin kritereve. Që në fillim kontrata është bërë me prindërit e tyre.
Sa kohë ka kaluar nga firmosja e këtyre studentëve?
Këta studentë me të cilët kam negociuar disa herë me ta, pasi kriteret e tyre kanë qenë me vendim qeverie, ka kaluar mbi 3-4 muaj që ata kanë qenë studentë në universitetet tona, dhe ata e kanë pranuar vetë. Edhe ata që thonë se nuk e kemi firmosur kontratën, ata e kanë bërë këtë gjë duke paguar këstin e parë.
Cilët studentë janë bërë pjesë e kësaj proteste?
Pjesëmarrësit e protestës kanë qenë studentë të Mjekësisë, stomatologjisë, infermierisë. Ka pasur edhe studentë që nuk kishin lidhje. Këta studentë në mënyrë frekuente kanë mbledhur studentët e tyre. mendimi im ka qenë që me këta të bashkëpunojnë.
Sipas mendimit tuaj nuk kanë asnjë të drejtë morale për të protestuar?
Kushtet e paraqitura kanë qenë shumë të mirëpritura, me grupe bashkëpunuese, dhe për tu afruar këtyre mangësitë që kanë pasur, për hir edhe të orarit të vonë që kanë ardhur. Kjo është një protestë e papritur, mbyll derën edhe hajde këtu, pa kërkesa të qarta, dhe një institucion publik si ai i yni nuk mund të cenohet nga 13 vetë. Këta kur kanë ardhur këtu duhet të parashikonin për të mos cenuar të drejtat e të tjerëve. Ju kam thënë se në momentin që shqetësoni të drejtat e të tjerëve të tjerë, nuk mund të pengoni. Unë kam njoftuar Rektoratin, këta të fundit policinë. Nuk ka pasur asnjë grevë, madje ata aty kanë festuar edhe ditëlindje. Ditën që i kemi spostuar për të mos penguar institucione publike dhe shtetërore, kemi njoftuar policinë, dhe policia duhet të vinte më në kohë, të mos tkurret, dhe kur kanë nevojë institucionet të përgjigjen në kohë. Kjo situatë duhej korrigjuar dhe mbështetur dhe policia duhej të ishte më paraardhëse. Nuk mund të pengohet një e drejtë, duke kërkuar një të drejtë, nëse është e drejtë. Një student që kërkon të kultivohet në shkollën e lartë, duhet të ketë minimumi njohuritë për të kërkuar të drejtat e tyre në rrugë ligjore.
Kjo ngjarje ka marrë edhe ngjyrime politike, pasi është thirrur në interpelancë edhe kryeministri.
Pikërisht për thirrjen e Kryeministrit që ka ndërmarrë një reformë shumë të suksesshme, dhe ka pasur nevojë arsimi i lartë për një reformë të tillë. Protesta e këtyre studentëve ka qenë nga universitete të palicencuar. Dhe unë e mbështes këtë nismë të tyre për të shkuar atje, dhe policia për të ruajtur rendin , njësoj siç sulmohet edhe duhet të mbrohet. Pse studentët mendojnë në këtë moment për protestuar?
Ka karakter politikë?
Vijnë kamionë me dyshekë që unë akoma as nuk i kam në shtëpi. Nuk e di a kanë karakter politik, por nuk duhet të ketë nxitje politike. Mua nuk më ka pëlqyer në kontekstin politik, thirrjet për të bërë më shumë. Kjo nuk më pëlqen se jeta akademike duhet të jetë e unifikuar. Këto studentë që kanë qenë tek ne kanë fituar me meritë preferencë. Të drejtat e këtyre nuk mund t’i mohojë një student i tjetër, që nuk është provuar në këtë linjë. Unë dhe Rektorati i kemi pyetur se çfarë kërkojnë, por kërkonin gjëra që nuk kanë lidhje me ne.
Çfarë do të ndodhë me këta studentë nëse braktisin studimet?
Kjo është e keqja e tyre, jua them si prind. Braktisja është e drejta e tyre por e padrejtë nga ana akademike. Nëse e braktisin, kjo do të thotë se ata nuk kanë qenë studentë por protestues. Jeta akademike është për çuar më përpara këta dhe jo për t’i penguar. Nëse janë të zhgënjyer le të shkojnë diku tjetër.
Këshillat studentorë janë ndarë në dy grupe.
Këshillat Studentorë janë pro disiplinës rregullit dhe progresit. Fakulteti ynë është një nga më të mirët në Shqipëri dhe Evropë. Është një treg shumë i fuqishëm i tyre, dhe këta mund të punësohen. Ne duhet t’i përgatisim dhe t’i punësojmë në Shqipëri sepse na duhen. Fakulteti i Shkencave Mjekësore, është e njehsuar në të gjithë Evropën.
Pak më parë thatë se këta studentë janë bërë problematikë, a keni marrë masa që një rast i tillë të mos përsëritet?
Ne kemi marrë masa, dhe ju bëj thirrje studentëve, që të inserohen në programe. QSUT është një objekt i rëndësisë së veçantë, nuk është vend për protesta. Nuk janë studentë të Fakultetit të Infermierisë që protestojnë, por studentë të Mjekësisë dhe Stomatologjisë. Nuk duhet që edhe shteti dhe policia të lejojë prishjen e rendit. E drejta duhet kërkuar në mënyrë administrative dhe ligjore.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)