Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama i kanë dërguar një letër modeles shqiptare Emina Cunmulaj duke i uruar mirëseardhjen në këtë botë vajzës së saj Ella Faria. Modelja e cila njihet për lidhjen e madhe që vazhdon të ketë me gjuhën dhe kulturën shqiptare ka postuar letrën në facebook duke shkruar: ‘’Një mirëseardhje letër për vajzën time Ella Faria nga presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama us <3’’.

‘’Mirëserdhe në botë! Ne e dimë kënaqësinë e madhe dhe krenarinë që familja duhet të ndiejë, dhe ne jemi të lumtur të marrim pjesë në festimet e arritjes tënde. Ndërkohë që rritesh dhe mëson, shpresojmë që të pasurohesh me eksperienca , dashuri dhe mundësi pa fund. Ëndërro gjithmonë ëndrra të mëdha’’, ka shkruar çifti amerikan.

emina

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com