SHBA – Presidenti i SHBA-ve Barack Obama thotë se fushata e Rusisë për bombardimin në Siri mbështet presidentin Basha al-Assad. Obama u shpreh se në shënjestër të sulmit rus janë grupet opozitare dhe se kjo vetëm sa forcon më shumë ISIS-in. Presidenti amerikane refuzoi pohimin rus se të gjithë kundërshtarët e armatosur të Assad janë terroristë.

Nga ana e saj Moska, e cila ka hyrë në ditën e tretë të sulmeve, thotë se po shënjestër e saj është ISIS. Por, opozita siriane dhe grupe të tjera që nuk janë lidhje me ISIS janë pjesë e sulmeve ajrore nga Rusia.

“Problemi atje është Assad dhe brutaliteti që ka shkaktuar tek populli sirian dhe kjo duhet të marrë fund”, tha Obama. “Nuk do të bashkëpunojmë me fushatën e Rusisë për të shkatërruar çdokënd që është i neveritur apo i ka ardhur në majë të hundës me Assad”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)