Barazim pa vlera në Kukës
triumfojnë Partizani dhe Laçi
Kukësi dhe Vllaznia janë ndarë në një barazim pa shumë vlera 1-1 në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’. Partizani ka triumfuar përballë ekipit të Bylisit me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Kukësi dhe Vllaznia janë ndarë në një barazim pa shumë vlera 1-1 në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’. Shkodranëve duket se u ka bërë mirë ndryshimi i trajnerit, pasi ka zhvilluar një lojë mbi nivelin mesatar në Kukës. Miqtë kanë kaluar shumë shpejt në avantazh me Dibrën më minutën e 13 duke befasuar ekipin e Kukësit. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Kukësi hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit duke tentuar në të gjitha mënyrat, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës deri 8 minuta nga fundi kur barazon me Hysën pas një rrëmuje në zonë. Sulmuesi përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë dhe i dhënë një pikë me vlerë për mënyrën se si rrodhi loja.
Brazimi nuk u bën shumë punë asnjërit prej dy ekipeve, pasi Vllaznia mbetet në vendin e 8 me 26 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e 3 me 34 pikë duke u larguar 3 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Laçi me 37 pikë. Lushnja ka qenë preja e radhës e Laçit që e mundi minimalisht 1-0 me golin e Malos. Ish-futbollisti i Partizanit spikati me lojën e tij duke shënuar golin që ka vlerë më shumë se tre pikë të thjeshta, pasi e afron ekipin me Evropën duke krijuar edhe një shkëputje të vogël.
Skënderbeu marshon i qetë drejt titullit kampion duke mposhtur me lehtësi Kastriotin 3-1. Golat u shënuan nga Muzaka, Pejic dhe Ribaj, ndërsa golin e nderit për Krujën e shënoi Çela. Skënderbeu vazhdon i qetë kryesimin duke menduar tani për Kupën, e kundërta ndodh me Kastriotin që ndodhet në vendin e fundit duke rrezikuar seriozisht qëndrimin. Partizani ka triumfuar përballë ekipit të Bylisit me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Golat janë shënuar nga Memelli në minutën e 5 dhe Nexjipi në të 45. Me këtë fitore ekipi i Partizanit ngjitet në vendin e 4 në renditje me 33 pikë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18