Barazimet e kualifikimit, Kombëtarja humb tre vende në FIFA! Kosova fiton katër, Brazili jashtë podiumit pas shumë kohësh

Kombëtarja shqiptare ka humbur tre pozicione për renditjen e muajit nëntor në FIFA. Edhe pse kuqezinjtë u kualifikuan në Evropian, barazimet kundër Moldavisë fillimisht dhe më pas ndaj Ishujve Faroe, kanë ndikuar që kuqezinjtë nga vendi i 59 të zbresin në të 62 në botë. Kjo për shkak se FIFA i jep pikët në raport me forcën e kundërshtarit, ndërsa kjo zbritje mund të ketë edhe pasoja.

Ky klasifikim është shumë i rëndësishëm në momentin kur hidhet shorti për kualifikueset e Botërorit, pasi nga ajo përcaktohet ndarja në vazo e skuadrave. Për moemntin kuqezinjtë janë në vazon e tretë.

Ndërkohë Kosova që në nëntor ka zhvilluar tre ndeshje, duke fituar kundër Izrealit, barazuar me Zvicrën dhe humbur duke Bjellorusisë, ka fituar katër pozicione. Nga vendi 105 ka zbritur në vendin e 101.

Sakaq ndryshime ka edhe në tre vendet e para. Argjentina kampione bote vijon të udhëheq dhe të ndiqet nga Franca, ndërsa Brazili që ka humbur dy sfida në nentor dhe tre radhazi, nga vendi i tretë ka zbritur në të pestin. Seleçao është parakaluar nga Anglia që ka kapur podiumin dhe Belgjika që është ngjitur në vendin e pestë duke fituar një pozicion.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan