Chelsea dhe Liverpool barazuan 0-0 për javën e tetë që ishte e prapambetur për Premier League. Miqtë e Klopp nuk ia dolën të fitojnë sërish, teksa klima e tensionuar në dhomat e zhveshjes këtë herë u duk edhe në fushë.
Henderson dhe Alisson kishin një përplasje të ashpër, me pamjet nga përballja e tyre që bënë xhiron në rrjetet sociale. Mesfushori 32-vjeçar dukshëm i nervozuar mund të shihet duke shkëmbyer fjalë të ashpra me Alisson, i cili gjithashtu dukej se nuk u përmbajt me përgjigjen e tij.
Tifozët e Liverpool nuk ishin aspak të kënaqur me përplasjen e Henderson ndaj Alisson dhe sulmuan kapitenin e të kuqve në mediat sociale.
