Barazimi me gjashtë gola në kryeqytet, Vukiçeviç surprizohet nga Xhixha, Orges Shehi kritika të tijve

Barazimi me gjashtë gola në kryeqytet, Vukiçeviç surprizohet nga Xhixha, Orges Shehi kritika të tijve

Trajneri i Tiranës, Shehi.

Tirana dhe Laçi barazuan 3-3 këtë të premte për javën e shtatë të Superligës në futboll. Në "Selman Stërmasi" u shënuan gjashtë gola, teksa sfida prodhoi gjithçka. Tripleta e Xhixhës për vendasit u zbeh nga dopieta e Mazrekaj dhe goli me 11 metërsh i Borysiuk. Pas ndeshjes për Oversport folën trajnerët Orges Shehi dhe Dejan Vukiçevic. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka kritikuar të tijtë për golat e pësuar me lehtësi, duke dashur më shumë përqëndrim. Durrsaku vë në pah golin e tretë të pësuar nga 35 metra, çka solli edhe barazimin 3-3 vetëm 4 minuta nga fundi i ndeshjes.

"E pata thënë dhe para ndeshjes se është ndeshje e vështirë. Shumë pak gjëra gabim dhe aty u ndëshkuam. Sot kishte disa momente kur ndeshja ishte 2-1 mund ta mbyllnim ndeshjen. Sigurisht futbolli i till është, duhet ta pranojmë rezultatin.

Nëse prisni gjykime në publik nga ana ime, këtë s’do ta merrni kurrë. E sigurt është që nuk kthejmë gjë mbrapa. Në disa situata mund të bënim më mirë. Në tre javë nuk kemi pësuar dhe sot pësuam tre. Një skuadër që do të jetë në majë nuk mund të pësojë në këtë mënyrë. Nuk mund të shkojmë në një golavarazh të tillë. Xhixha ka momentin e tij më të mirë. Nuk ka gabuar përpara portës.

Situata të tilla marrja e vendimit është në të qindat e sekondat. Na vjen mirë që skuadra edhe kur pëson e kthen ndeshjen, edhe kur barazon e kthen ndeshjen në favorin e vetë. Kanë qenë gabime që mund t’i evitonim”, tha Shehi pas ndeshjes.

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç tregon se është i kënaqur nga performanca e të tijve. Për malazezin, Redon Xhixha do mbetet në mendjen e trajnerit pasi asnjë lojtar më herët nuk i kishte shënuar tre gola në një ndeshje që ai ka drejtuar në stol.

“Jam i kënaqur me shumë gjëra, por një pikë mund të ndihmojë për të kthyer situatën. Kam besim te të gjithë që janë rreth ekipit. Ajo që më intereson është ekipi dhe jam mëse i sigurt që ekipi pak nga pak do të ecë përpara, pasi me Ujkën dhe Allën e Ariel mirë fizikisht, ky do të jetë ekip tjetër. Po presim Shkurtajn dhe jam i sigurt që pak nga pak ky ekip do të ngjitet në tabelë. E kemi bërë skemën gjatë stërvitjeve si të mbroheshim ndaj tyre dhe na bëri tre gola, është hera e parë në karrierë që më shënon tre gola në një ndeshje një lojtar. Por 2 nga 3 i shënoi pas gabimeve tona. Gjithmonë u them lojtarëve që të respektojnë topin, të mos e humbin lehtë, shpesh e humbëm lehtë dhe humbëm besimin. Ky moment mbaroi, një ndeshje e mirë për tifozët dhe e bukur për t’i parë, për trajnerët e tjerë që të analizojnë gjëra dhe me këtë pikë do të përgatitemi për ndeshjet e tjera për të shkuar më lart”, tha Vukiçeviç.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin