Barazimi në Kroaci, Daja: Gabuam
që nuk e vonuam lojën në fund

Barazimi në Kroaci, Daja: Gabuam<br />që nuk e vonuam lojën në fund
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen e kthimit me Dinamon e Zagrebit dhe asnjë neglizhim.
 
Përsa i përket ndeshjes së parë, e cila u mbyll 1-1, me një gol në minutën e 5 shtesë nga vendasit, Daja thotë se ekipi duhet të administronte më mirë lojën duke e vonuar.
 
“Mendoj se duhet të ishim më efiçentë në ato minuta shtesë, sidomos në mbajtjen e topit në atë korne që fituam në minutën e 93.
 
Duhet të vononim lojën disi më shumë. Megjithatë lodhja dhe presioni i kundërshtarit, por edhe ndihma e arbitrit sollën golin e barazimit.
 
Ky ishte një sinjal që ne e dimë, por na shërben më shumë që të kthjellohemi se loja mbaron me rënien e bilbilit” deklaroi ai.
 
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në mesjavë, ndërsa Skënderbeu synon fazën e grupeve.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe