Fitorja 0-2 e Atletico Madridit përballë Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League është shënjuar nga penalltia e munguar në favor të vendasve pas prekjes me dorë nga Marc Pubill.
Gjyqtari rumun Istvan Kovacs, 22 lojtarët në fushë, zëvendësuesit dhe stafi i trajnerëve, 59,299 spektatorët në stadium dhe miliona shikues në shtëpi panë mbrojtësin e Atleticos, Marc Pubill, duke e prekur topin me dorë brenda zonës së penalltisë pas një pasimi nga portieri i tij Musso. Megjithatë, gjyqtari rumun nuk e konsideroi atë si penallti dhe as VAR nuk e njoftoi atë për gabimin e hapur. Musso e kishte nisur lojën, por Pubill e ndali sferën me dorë brenda zonës në shenjë keqkuptimi.
“Në VAR ishte një gjerman, faleminderit Gjermani. Nuk mund të besoj çfarë ndodhi, Pubill preku topin me dorë. Duhej të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe duhet që të kishim një penallti në favorin tonë”, tha Flick, trajneri i Barcelonës.
Hansi Flick :Je ne comprends pas à quoi diable sert le VAR. Comment se fait-il que ce ne soit pas une main de Marc Pubill ? Pourquoi le VAR n’est-il pas intervenu si l’erreur de l’arbitre de champ est très claire ? C’est un penalty clair et un deuxième carton jaune pour Pubill. pic.twitter.com/zMImIlh4Bo
— Bamba_Culer ?❤️??⭐️⭐️ (@Bambakhadimsamb) April 8, 2026
Lajmi kryesor:
Champions League/ 'Hakmerret' Atletico Madridi, fiton 0-2 kundër Barcelonës në aktin e parë! PSG likuidon 2-0 Liverpoolin (GOLAT)





